YouVersion Logo
Search Icon

1 Samuelit 1

1
Lindja e Samuelit
1Ishte një herë një burrë prej Ramahut, një cofit nga malet e Efraimit, që quhej Elkanah. Ai ishte biri i Jerohamit, të birit të Elihuit, të birit të Tohuit, të birit të Cuf Efratitit. 2Elkanahu kishte dy gra. Njëra quhej Ana, tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, ndërsa Ana jo.
3Ky njeri nisej për vit nga qytetit i tij e shkonte në Shiloh për të adhuruar e për t'i kushtuar fli Zotit të ushtrive. Atje shërbenin si priftërinj të Zotit dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi. 4Kur kushtonte fli, Elkanahu u jepte nga një pjesë të flisë Peninës, gruas së tij, dhe tërë bijve e bijave të saj, 5ndërsa Anës i jepte vetëm një pjesë#1.5 ose: pjesë të dyfishtë; pjesë të përzgjedhur, sepse, edhe pse e donte, Zoti e kishte lënë beronjë. 6Anën e mundonte edhe kundërshtarja e saj që e thumbonte për shkak se Zoti e kishte lënë beronjë. 7Kështu ndodhte çdo vit. Sa herë që shkonte në shtëpinë e Zotit, kundërshtarja e thumbonte dhe ajo qante e nuk hante. 8Elkanahu, i shoqi, i thoshte: «Përse qan e nuk ha? Përse je e trishtuar? A nuk jam unë për ty më i mirë sesa dhjetë djem?».
9Një herë, pasi patën ngrënë e pirë në Shiloh, Ana u ngrit ndërsa prifti Eli rrinte ulur në ndenjëse, në të hyrë të tempullit të Zotit. 10Me shpirt të këputur, ajo iu lut Zotit e vajtoi me dënesë 11duke iu betuar: «O Zot i ushtrive, në e pafsh mjerimin e shërbëtores tënde, në e kujtofsh e në mos e harrofsh shërbëtoren tënde, në më dhënç një trashëgimtar, ty, o Zot, do të ta kushtoj tërë jetën e tij e brisku nuk ka për t'ia prekur flokun e kokës».
12Ndërsa i lutej ende Zotit, Eliu po vështronte buzët e saj. 13Ana po lutej në zemrën e saj, vetëm duke lëvizur buzët e pa bërë zë. Kështu, Eliu kujtoi se kishte pirë, 14prandaj edhe i tha: «Edhe sa kohë do të rrish e dehur? Mos pi më verë!». 15Ana iu përgjigj: «Jo, imzot, nuk kam pirë as verë, as pije të forta. Më dhemb shpirti, prandaj dhe po ia zbraz zemrën Zotit. 16Mos kujto se shërbëtorja jote është grua e pahijshme. Gjithë kësaj kohe jam lutur për shkak të mjerimit dhe dëshpërimit tim të madh». 17Atëherë Eliu i tha: «Shko në paqe. Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!». 18Ajo i tha: «Gjettë hir para teje shërbëtorja jote!». Pastaj shkoi udhës së vet, hëngri dhe nuk pati më fytyrë të trishtuar.
19Të nesërmen u ngritën herët në mëngjes, adhuruan Zotin dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu fjeti me Anën, gruan e tij, dhe Zoti e kujtoi. 20Kur u plotësuan ditët, Ana mbeti shtatzënë e lindi një djalë. Ajo e quajti Samuel, sepse tha: «Zotit ia kërkova!».
21Elkanahu me mbarë familjen e tij shkoi për t'i kushtuar flinë vjetore Zotit dhe për të përmbushur kushtin e tij. 22Por Ana nuk shkoi me të, sepse i tha të shoqit: «Vetëm pasi ta ndaj nga gjiri do ta sjell djalin e do ta paraqes te Zoti, që të jetojë atje përherë». 23Elkanahu, i shoqi, iu përgjigj: «Bëj si të të duket më mirë. Rri derisa ta ndash nga gjiri. Zoti e përmbushtë fjalën e tij!». Kështu, Ana ndenji për të mëkuar të birin derisa e ndau nga gjiri. 24Pasi e ndau nga gjiri, ajo e solli të birin në Shiloh bashkë me një mëzat tre vjeçar#1.24 ose: tre dema, një kilogram miell dhe një kacek vere. Djaloshi ishte ende i vogël. 25Si e therën mëzatin, e sollën djaloshin tek Eliu 26dhe ajo tha: «Të lutem, imzot, pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati ndenjur me ty këtu duke iu lutur Zotit. 27Për këtë djalë u luta dhe Zoti ma plotësoi kërkesën që i bëra. 28Prandaj dhe unë po ia fal Zotit. Sa të jetë gjallë, djaloshi do t'i përkasë Zotit».

Currently Selected:

1 Samuelit 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy