YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 89

89
Mashhill’ i Ethan Ezrahitit.
1Do të këndonj gjithë jetënë për përdëllimet e tu, o Zot, me gojët timë do të dëftenj të vërtetënë tënde bres pas brezi.
2Se thashë, do të bënetë përdëllim për gjithë jetënë, do të forconjç të vërtetënë tënde ndër qiejt.
3Bëra dhiatë bashkë me të cgjedhurinë t’im, iu përgjëruashë Dhavidhit shërbëtorit t’im,
4kurdo kam për të forcuarë farënë tënde, edhe kam për të ndërtuarë fronë tënt bres pas brezi. Sellah.
5Edhe qiejtë do të lavduronjënë punët’ e tua të maniçimetë, o Zot, edhe të vërtetënë tënde ndë mbëledhëje shënjtorësh.
6Se kush munt të bënetë një me Zonë ndë qiell, edhe cili ndër bijt e të fortit munt të shëmbëllenjë mbë Zonë?
7Perëndia është fort i lavduruarë ndë këshillët të shënjtorëvet, edhe i frikshim ndë gjithë ata që janë rreth ati.
8O Zot Perëndia i fuqivet, kush të shëmbëllen ty? Je i fortë, o Zot, edhe e vërteta jote është rrotullë teje.
9Ti urdhëron fuqin’ e detit, edhe ti cbut të ngriturit’ e valëvet ati.
10Ti dërrmove Raavenë posi të plagosurë; përndave arëmiqt’ e tu me krahën’ e fuqisë sate.
11Qiejtë janë të tutë, edhe dheu ësht’ yti; ti themelove botënë edhe të mbushurit e asaj.
12Ti krijove anën’ e borësë edhe anën’ e mies-ditësë; Thavori edhe Hermoni do të gëzonenë për emrinë tënt.
13Krahu yt ësht’ i fortë, dora jote ësht’ e fuqishime, e diathëta jote ësht’ e lartë.
14Drejtëri edhe gjyq është themeli i fronit tënt; përdëllimi edhe e vërteta do të ecënjënë përpara syvet tu.
15Lum ay llaus që ngjeh brohori; o Zot, do të ecënjënë ndë dritët të faqesë s’ate,
16Edhe do të gëzonenë mbë emërit tënt gjithë ditënë, edhe do të lartonenë mbë drejtërit tënde.
17Se ti je mburimi i fuqisë atyre, edhe ndë pëlqimt tënt do të lartonetë briri ynë.
18Se ndihma është’ e Zotit, edhe mbëreti ynë ësht’ i shënjtit Israill.
19Atëhere i fole të drejtit tënt me të parë, edhe the: Vura ndihmë mbë një të fortë, lartova një të cgjedhurë prej llauzit tim.
20Gjeta Dhavidhë, shërbëtorinë t’im, e leva me vaj t’im të shënjtëruarë.
21Dora ime do t’e forconjë, edhe krahu im do t’i apë fuqi.
22Arëmik s’ka për të dalë më i fortë se ay, edhe bir pa-udhërie s’i ka për të bërë keq.
23Edhe kam për të prerë arëmiqt’ e ati përpara syvet ati, edhe kam për të thyerë ata që i kanë mëri.
24Po drejtëria ime edhe përdëllimi im do të jenë bashkë me atë, edhe mbë emërit tim do të lartonetë briri ati.
25Edhe do të vë dorën’ e ati mbë det, edhe të diathtën’ e ati mbë lumënjt.
26Ay do të thërresë ndek unë: Ti je Ati im, Perëndia im, edhe gur’ i shpëtimit t’im.
27Edhe unë do t’e bënj dialë të parë, të lartë mbi mbëretrit të dheut.
28Kurdo do të ruanj përdëllimnë t’im për atë, edhe dhiata ime do të jetë e besuarë bashkë me atë.
29Edhe do të bënj farën’ e ati të mbetetë jetë pas jete, edhe fron’ e ati posi ditt’ e qiellit.
30Ndë heqshinë dorë të bijt’ e ati prej nomit t’im, edhe ndë mos ecëshinë ndë gjyqet të mi,
31ndë prishçinë urdhëratat’ e mia, edhe ndë mos ruajtishinë porosit’ e mia,
32atëhere do të vështronj me shkop pa-udhërit’ e atyreve, edhe me frushkulla shtrëmbërit’ e atyreve.
33Po nukë do të heq përdëllimnë t’im prej ati, as do të dal rremës ndë të vërtetët t’ime.
34Nukë do të prish dhiatënë t’ime, as nukë do të kthenj ç’dualë prej buzëvet mia.
35Një herë bëra be mbë shënjtërinë time, se nukë do të dal rremës te Dhavidhi.
36Far’ e ati ka për të mbeturë gjithë jetënë. Edhe fron’ i ati posi dielli përpara meje,
37edhe posi hëna ka për të qëndruarë gjithë jetënë, edhe (posi) martyr i besuarë ndë qiell. Sellah.
38Po ti hodhe tej, edhe more mëri, u zëmërove kundrë të lyerit tënt.
39Prishe dhiatën’ e shërbëtorit tënt; ndyre për dhe kurorën’ e ati.
40Rrëzove gjithë gjerdhet’ e ati, prishe muret’ e ati.
41Rrëmbenjënë atë gjithë ata që shkonjënë udhësë; u bë çpërnderim ndër fëqinjt’ e mi.
42lartove të diathtën’ e arëmiqet ati, gëzove gjithë arëmiqt’ e ati,
43shtrëmbërove presëjen’ e shpatësë ati, edhe nuk’ i ndihe ndë luftë,
44shove shkëlqimn’ e ati, edhe hodhe për dhe fron’ e ati.
45Shkurtove ditt’ e dialërisë ati, e mbulove me turp. Sellah.
46Gjer kur, o Zot, do të kthenç faqenë mbë-nj’-anë për herë? Do të digjetë zëmërimi yt posi ziar?
47Kujto, sa e shkurtërë është koha ime, mos i ke krijuarë kot gjithë të bijt’ e njerëzet?
48Cili njieri ka për të rruarë, edhe s’ka për të parë vdekëje? (Cili) ka për të shpëtuarë shpirtin’ e ti prej dorësë varrit? Sellah.
49Ku janë përdëllimet’ e tu të moçimitë, o Zot, që bëre be Dhavidhit ndë të vërtetët tënde?
50Kujto, o Zot, çpërnderimn’ e shërbëtorëvet tu, që mbanj ndë gjit t’im prej shumë kombeve,
51me të cilënë çpërnderuanë arëmiqt’ e tu, o Zot, me të cilënë çpërnderuanë gjurmët’ e të lyerit tënt.
52I bekuarë qoftë Zoti për gjithë jetënë. U bëftë, u bëftë!

Currently Selected:

Psalltiri 89: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in