Psalltiri 88
88
Psallmë kënkë për të bijt e Koreut, mbë të parinë kënkëtuar mbi Maallath-lleanoth, Mashhill’ i Eman Ezrahitit.
1O Zot Perëndia i shpëtimit t’im, dit’ e natë thirra përpara teje;
2le të vinjë përpara teje të faluritë t’im, ul veshnë tënt mbë klithmët t’ime.
3Se u mbush me të këqia shpirti im, edhe jeta ime po afronetë ndë varrt.
4U numëruashë bashkë me ata që cbresinë ndë gropë, u bëshë posi njieri pa ndihmë;
5lënurë ndër të vdekurit, posi të vrarëtë që kanë rënë ndë varr, të cilëtë ti nukë kujton më, edhe ata u këputnë prej dorësë s’ate.
6Më vure ndë gropë fort të poshtërme, ndë errëcirë e ndë thellëcirëra.
7Zëmërimi yt qëndroi mbi mua, edhe solle (mbi mua) gjithë valët’ e tua. Sellah
8Mërgove prej meje të ngjohurit’ e mi, më bëre ndyrësi ndër ata; u mbylla, e s’munt të dal.
9Syrit t’im iu pre fuqia prej shtrëngimit; thirra mbë ty, o Zot, gjithë ditënë, ndejta duart’ e mia mbë ty.
10Mos do të bënjç punë të maniçime ndë të vdekurit, a po të vdekuritë do të ngjallenë, edhe do të të lavduronjënë? Sellah.
11Mos e kanë për të treguarë ndë varrt përdëllimnë tënt, edhe të vërtetënë tënde ndë prishëjet?
12Mos do të ngjihenë ndë errëcirët punët’ e tua të maniçimetë, edhe drejtëria jote ndë vënt të harruarë?
13Po unë thirra mbë ty, o Zot, edhe ndë mëngjes të faluritë t’im të ka për të harriturë.
14Përse heth tej shpirtinë t’im, o Zot, kthen mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje?
15Jam dorë-hollë edhe ndë mundim vdekëje që prej dialërisë s’ime; po heq nga frikët’ e tua, edhe po vras mëndëjenë.
16Zëmërimet’ e tu shkuanë mbi mua, edhe nga frikët’ e tua drithtërova,
17më qerthulluanë posi ujë gjithë ditënë, më qarkuanë bashkë.
18Mërgove prej meje miknë edhe të afërminë, edhe të ngjohurit’ e mi ndë errëcirë.
Currently Selected:
Psalltiri 88: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë