YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 79

79
Psallm’ e Asafit.
1O Perëndi, erthnë kombe ndë trashëgim tënt, ndynë kishënë tënde të shënjtëruarënë, vunë Jerusallimënë mbi grumbulla.
2Dhanë kurmat’ e shërbëtorëvet tu për të ngrënë shpest’ e qiellit, edhe mishn’ e të drejtëvet tu egërsiravet.
3Derthnë gjakn’ e atyre posi ujë rrotullë Jerusallimësë, edhe s’kish kush t’i vij ndë dhet.
4U bëm çpërnderim ndër fëqinjt t’anë, të qeshur’ e të përqeshurë ndër ata që janë rrotullë nesh.
5Gjer kur, o Zot, do të zëmëronesh përherë, do të digjetë si ziar cmiri yt?
6Derth zëmërimnë tënt mbi ata kombe, që nukë të ngjohënë, edhe mbi ato mbëretëri, që nukë thirrnë mbë emërit tënt,
7se hëngrë Jakovë, edhe shkretuanë vëndin’ e ati.
8Mos kujto kundër nesh pa-udhërit’ e të lashtëvet; le të na harrinjënë çpejt përdëllimet’ e tu, se u varfëruam fort.
9Ndihna, o Perëndi, shpëtimtari ynë, për punët të lavdisë emërit tënt, edhe ruaj-na, edhe bënu i përdëllyeshim mbë fajet tanë, për punët të emërit tënt.
10Mos thonë ndonjëherë kombetë: Ky është Perëndia i atyreve? Edhe u ngjohtë ndër kombet përpara syvet tanë çpagimi i gjakut shërbëtorëvet tu, që u derth.
11Arthtë përpara teje psherëtima e të lidhuret, pas madhërisë krahut tënt; ruaj të bijt’ e atyre që janë vrarë,
12edhe ep-u fëqinjvet t’anë, o Zot, çpërnderimnë, që të çpërnderuanë, ndë gjit të atyre për një shtatë.
13Po na llauzi yt, edhe dhënt’ e kullotësë sate, do të të lavdurojmë gjithë jetënë, bres pas brezi do të dëftejmë lavdurimnë tënt.

Currently Selected:

Psalltiri 79: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy