YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 78

78
Mashhill i Asafit.
1Vër’i veshnë nomit tim, o llauzi im; ulni veshëtë tuaj mbë fjalët e gojësë s’ime.
2Do të hap gojënë time ndë paravuli, do të flas fjalë t’errëta që krejt,
3sa ndigjuam, e ngjohëm, e na treguanë atëritë tanë.
4Nukë do t’i fshehmë nga diemt’ e atyreve ndë tiatërë bres, duke dëftyrerë lavdurimet’ e Zotit, edhe fuqin’ e ati, edhe punërat’ e ati të maniçimetë që bëri.
5Edhe ngriti martyri ndë Jakovë, edhe vuri nom ndë Israillë, për sa urdhëroi atëritë tanë, që të bëninë të ngjohura ndë bijt’ e tyre,
6që të ngjohë brezi tiatërë, bijtë që kanë për të lindurë, edhe do të rritenë, e do t’ua tregonjënë bijet tyre,
7që të vënë shpëresën’ e tyre mbë Perëndinë, edhe të mos harronjënë punët’ e Perëndisë, edhe të ruanjënë porosit’ e ati,
8që të mos bënenë posi atërit’ e atyreve, bres i shtrëmbërë edhe i pa-ndigjuarshim, bres që nukë ndreqi zëmërën’ e ti. Edhe frym’ e ati nuk’ i mbajti besënë Perëndisë.
9Të bijt’ e Efraimit duke ngrehur’ e duke siellë me hargje, u kthyenë prapë ditën’ e luftësë.
10Nukë ruajtinë dhiatën’ e Perëndisë, edhe nukë deshnë të ecëninë ndë nomt t’ati,
11Edhe harruanë punët’ e ati të miratë, edhe ato punët’ e ati të maniçimetë, që u pat dëftyerë.
12Ndër syt të atyrevet bëri punë të maniçime ndë dhet të Misirit ndë fushët të Tanësë.
13Çau detnë, edhe e shtiu mb’-at’-anë, edhe vuri ujëratë si grumbullë,
14edhe u hoqi udhënë ditënë ndë re, edhe gjithë natënë ndë dritë të ziarit.
15Çau gurë ndë shkretëtirë, edhe u dha të pijnë, si prej avyssavet mëdha.
16Edhe nxori ujë prej gurit, edhe zbriti ujëra posi lumenj.
17Po ata githënjë fëjeninë më tepërë kundrë ati, duke hidhëruarë të Lartinë ndë vënt’ të thatë.
18Edhe gëcitnë Perëndinë ndë zëmërët të tyre, duke luturë të ngrenë pas andësë tyre.
19Edhe folnë kundrë Perëndisë, e thanë: Mos mundt të bënjë gati truvezë ndë shkretëtirë Perëndia?
20Përandaj i ra gurit, edhe rrothnë ujëra, edhe vërshuanë përrenj. Mos munt të apë edhe bukë? A të bënjë gati mish për llausn’ e ti?
21Për këtë ndigjoi Zoti, edhe u zëmërua, edhe u ndes ziar kundrë Jakovit, edhe hipi zëmërim kundrë Israillit,
22se s’i besuanë Perëndisë, as shpëryenë mbë shpëtimt t’ati,
23ndonëse urdhëroi retë së larti, edhe hapi dyert’ e qiellit,
24edhe lëshoi shi mane ndë ata për të ngrënë, edhe u dha grurë qielli.
25Njieriu hëngri bukë ëngjëjsh, u dërgoi ushqim gjersa u nginjnë.
26Ngriti nga qielli erën’ e së lemesë, edhe pruri erë shiu me anë të fuqisë ti,
27edhe lëshoi shi mishi mbi ata, posi pluhurë, edhe shpes fluturakë, posi rërën’ e detit;
28edhe ranë ndë mes të fushatës’ atyreve, rreth tendavet atyreve,
29edhe hëngrë e u nginjnë fort; edhe u bëri dëshërimn’ e atyreve.
30Nuk’ u shternë prej dëshërimit tyre. Po edhe kur ishtej të ngrënët e atyre ndë gojët’ t’atyre,
31zëmërim’ i Perëndisë erdhi mbi ata, edhe vrau më të mëdhenjtë prej atyre, edhe vuri poshtë të cgjedhurit’ e Israillit.
32Me gjithë këto fëjyenë edhe më, edhe nuk’ u besuanë punëvet ati të maniçimet.
33Përandaj prishi ditt’ e atyreve ndë të kotë, edhe viet’ e atyreve së shpejti.
34Kur i vristej, atëhere e kërkoninë, edhe ktheneshin’ e pritinë Perëndinë që me natë,
35edhe kujtoninë, se Perëndia është ndihmësi i atyreve, edhe i larti Perëndi është çpërblimtari i atyreve.
36Edhe e dojnë me gojën’ e tyre, po e gjeninë me gjuhën’ e tyre.
37Edhe zëmëra e atyreve nuk’ ishtej e drejtë ndë ay, as nukë qenë besëtarë ndë dhiatët t’ati.
38Po ay ishtej i dhëmpshurë, edhe u fali fajetë, edhe nuk’ i vdori, edhe shumë herë ndali zëmërimnë e ti, edhe nukë lëshoi gjithë mërin’ e ti,
39edhe i ra ndër mënt, se ishinë mish, erë që shkon, e s’kthenetë më.
40Sa herë e hidhëruanë ndë shkretëtirë, e zëmëruanë ndë dhe të thatë.
41Edhe u kthyenë, e gëcitnë Perëndinë, edhe nxehnë Shënjtin’ e Israillit!
42Nukë menduanë dorën’ e ati, atë ditë që i shpëtoi prej arëmikut,
43kush dëfteu shënjet’ e tia ndë Misirë, edhe punët’ e tia të frikëshimetë ndë fushë të Tanësë,
44edhe ktheu lumënjt’ e atyreve mbë gjak, edhe rrëkerat’ e atyreve, që të mos pijnë.
45U dërgoi mizë qeni, edhe i hëngri, edhe bretëkosa, edhe i vdori.
46Edhe dha pemët’ e atyreve krimbit, edhe mundimet’ e atyreve karkalecit.
47Vrau vëreshtat’ e atyreve me breshërë, edhe manet’ e atyreve me brymë,
48edhe dha bagëtit’ e atyreve breshërit, edhe tufët’ e atyreve rrufevet.
49Solli mbi ata të nxehëtit’ e zëmërimit ti, zëmërim e mëri, e shtrëngim, duke dërguarë (ato) me anë ëngjëjsh keq-bërës.
50I hapi udhë zëmërimit ti, edhe s’kurseu shpirtin’ e atyreve prej vdekëjesë, edhe bagëtit’ e atyreve ndë vdekëje,
51edhe goditi çdo paralindurë ndë Misirë, ballën’ e fuqisë atyreve ndë tendat të Hamit,
52edhe ngriti (së andejmi) llausn’ e ti, posi dhëntë, edhe u hoqi udhënë ndë shkretëtirë posi tufeje,
53edhe u hoqi udhënë mbë shpëresë, edhe nuk’ u frikësuanë, edhe deti mbuloi arëmiqt’ e atyreve.
54Edhe i futi ndë sinuar të shënjtërisë ti, ndë këtë mal, që fitoi e diatht’e ati,
55edhe përzuri kombetë prej sysh styreve, edhe ua ndau trashëgimnë me litar, edhe nguli farrat’ e Israillit ndë tendat të atyreve.
56Po ata gëcitnë, edhe hidhëruanë Perëndin’ e lartë, edhe nukë ruajtinë martyrit’ e ati,
57po u kthyenë, e duallë nga fjala, posi atërit’ e atyreve, u kthyenë posi hark’ i shtrëmbërë,
58edhe e zëmëruanë me vëndet e tyre të lartë, edhe e futnë ndë cmir me të gdhëndurat e tyre.
59Ndigjoi Perëndia, edhe u zëmërua tepërë, edhe mori mëri fort Israillë,
60edhe hoqi dorë prej tendësë Shillomit, tendësë që pat ndënjurë ndër njierëzit,
61edhe dha fuqin’ e atyre ndë skllavëri, edhe bukurin’ e atyre ndë dorë të arëmikut.
62Edhe dha llausn’ e ti ndë gojë të shpatësë, edhe u zëmërua tepërë kundrë trashëgimit ti.
63Ziari hëngri dialoshët’ e atyreve, edhe vërgjëreshat’ e atyreve nukë panë gëzim.
64Priftrit’ e atyreve ranë ndë gojë të shpatësë, edhe të vat’ e atyreve nukë qjanë.
65Atëhere Zoti u ngrit si nga gjumi, si një njieri i fortë, që bërtet nga vera,
66edhe goditi arëmiqt’ e ti së prapësmi, u dha çpërnderim për gjithë jetënë.
67Edhe hodhi tej tendën’ e Josifit, edhe nukë cgjodhi farën’ e Efraimit.
68Po cgjodhi farën’ e Judhesë, malë e Sionësë, të cilin’ e deshi.
69Edhe ndërtoi shënjtëroren’ e ti posi (pallat) të lartë, posi dhenë që themeloi për gjithë jetënë.
70Edhe cgjoth Dhavidhë shërbëtorin’ e ti, edhe e hoqi prej tufavet dhënet,
71prapa pëllorevet e pruri, për të kulloturë Jakovë llausn’ e ati, edhe Israillë trashëgimn’ e ati.
72Edhe i kulloti pas zëmrësë ti pa të keqe, edhe u hoqi udhënë me të vëjyerat duart e tia.

Currently Selected:

Psalltiri 78: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy