YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 77

77
Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Asafit.
1Zëri im është ndë Perëndia, edhe klitha: zëri im është ndë Perëndia, edhe ma vuri veshnë.
2Ndë ditë të shtrëngimit tim kërkova Zonë; ndënë duart’ e mia natënë, edhe s’pushonje; shpirti im s’dontej të ngushëllonej.
3Kujtova Perëndinë, edhe u përzieshë; u menduashë, edhe m’u fik fryma. Sellah.
4Mbajta syt’ e mi pa gjumë, u përzieshë, edhe nukë muntnjë të flisnje.
5Mendova ditt’ e lashta, edhe viet e moçim.
6Bie ndër mënt kënkënë timë; natënë mendonem bashkë me zëmrënë time, edhe fryma ime kërkon.
7Mos më ka për të hedhurë tej Zoti gjithë jetënë, edhe s’do të më pëlqenjë më?
8A po mbeti për kurdo përdëllim’ i ati? Pushoj fjala e ati bres pas brezi?
9Vallë mos harroi Perëndia të përdëllenjë? A po do të mbyllnjë përdëllimet’ e ti ndë zëmërimt’ të ti? Sellah.
10Atëhere thashë: Këjo është dobësia ime, ndërrim i së diathtësë të Lartit.
11Do të kujtonj punët’ e Zotit, po, do të kujtonj punët’ e tua të maniçimetë që ndë krye të herësë.
12Edhe do të shkonj ndër mënt gjithë punërat’ e tua, edhe do të mendonem për të punuarat’ e tua.
13O Perëndi, udha jote është ndë (vënt) të shënjtëruarë; cili Perëndi është’ i math, si Perëndia ynë?
14Ti je Perëndia që bën punëra të maniçime, dëfteve fuqinë tënde ndër llauzet.
15Çpërbleve me krahët tënt llausnë tënt, të bijt’ e Jakovit edhe të Josifit. Sellah.
16Të panë ujëratë, o Perëndi, të panë ujëratë, edhe u frikësuanë, u drothnë edhe avyssatë.
17Retë derthnë ujëra, qiejtë dhanë zë, edhe shigjetat’ e tua shkuanë.
18Zëri i bubullimëse s’ate ishtej ndë rrotullët, vetëtimat’ e tua ndritnë në botët, u tunt e u droth dheu.
19Udha jote është ndëpër det, edhe rrugat’ e tua janë ndë shumë ujëra, edhe gjurmët’ e tua nukë ngjihenë.
20I hoqe udhënë llauzit tënt, posi dhëntë, me dorë të Mojsiut edhe të Aaronit.

Currently Selected:

Psalltiri 77: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy