të dalëtë 38
38
1Edhe bëri theroren’ e kurbanit diegurë prei druje shittimi, pesë kut të gjatë, e pesë kut të gjerë, me katrë çipe, edhe tre kut të lartë, 2Edhe bëri krahët’ e asai mbi të katrë çipet e asai; krahët’ e asai ishinë prei një gjëje, edhe e mbuloi përqark me rame. 3Edhe bëri gjith’ enët’ e theroresë, kusitë, e terplotetë, e lekanëtë, e grepat’ e mishit, e kacitë, bëri gjith’ enët’ e asai të ramta. 4Edhe bëri për therorenë një trirë të ramtë punuarë gërshet, ndënë rrethin’ e asai përposh, gjer ndë mest t’asai. 5Edhe derdhi katrë rrathë për të katrë anët e trirësë ramtë, (që të jenë) vëndet’ e shulevet. 6Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me rame. 7Edhe kalli shuletë ndëpër rrathët mbë ijet të theroresë, që të mbarin’ atë prei atyre; bëri atë të dërrastë posi gropë.
8Edhe bëri lanjëtarin’ e ramtë, edhe shtresën’ e ati të ramtë, prei pasqyrash (të ramta) nga të mbëledhurat (e gravet), që mbëlidheshinë përanë derësë tendësë pëmbëledhëjesë.
9Edhe bëri oborrinë nga brinja mb’anë të mesditësë; kurtinat’ e oborrit (ishinë) prei vishnjeje të dredhurë, një qint kut. 10Shtyllat’ e atyreve (ishinë) njëzet, edhe shtresat’ e atyreve të ramta njëzet; grepat’ e shtyllavet edhe brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë. 11Edhe nga brinja e anësë borësë (kurtinat’ ishinë) një qint kut, shtyllat’ e atyreve njëzet, edhe shtresat’ e ramta t’atyre njëzet; grepat’ e shtyllavet e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë. 12Edhe nga brinja mb’anë të perënduarit (ishinë) kurtina pesëdhietë kutësh, shtyllat e atyreve dhietë, e shtresat’ e atyreve dhietë, grepat’ e shtyllavet e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë. 13Edhe nga brinja mb’anë të lindurit nga lint dielli, pesëdhietë kutësh. 14Kurtinat’ e njërës’ anë (të derës’ ishinë) pesëmbëdhietë kutësh, shtyllat’ e atyreve tri, e shtresat’ e atyreve tri. 15Edhe mb’anët tietrë të derës’ oborrit mbat’anë e mbë kët’ anë, (ishinë) kurtina pesëmbëdhietë kutësh, shtyllat’ e atyreve tri, e shtresat’ e atyreve tri. 16Gjithë kurtinat’ e oborrit rreth e rrotullë (ishinë) prei vishnje të dredhurë. 17Edhe shtresatë për shtyllat (ishinë) të ramta, grepat’ e shtyllavet, e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë, krerët’ e shtyllavet (ishinë) mbuluarë përqark me argjënt, edhe gjithë shtyllat’ e oborrit ishinë ngjeshurë me argjënt. 18Edhe kurtina për derën’ e oborrit (ishte) punuarë me të qendisurë, prei të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqeje, e vishnjeje të dredhurë, edhe (ishte) njëzet kut e gjatë, edhe pesë kut e lartë për së gjëri, sikundrë mbë kurtinat të oborrit. 19Edhe shtyllat’ e atyreve (ishinë) katrë, edhe shtresat’ e ramta t’atyreve (ishinë) katrë, grepat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë, edhe krerët’ e shtyllavet ishinë mbuluarë (me argjënt), edhe brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë. 20Edhe gjithë hunjt’ e tendësë e të oborrit rreth e rrotullë, (ishinë) të ramtë.
21Këta (është) të numëruarët’ e (plaçkavet) tendësë, tendësë deshmimit, sikundrë u numëruanë, pas urdhërit Moisiut, (për) shërbesën’ e Levitëvet, me dorë të Ithamarit, të birit priftit Aaronit.
22Edhe Bezaleeli i biri Urit, të birit Hurit, nga fara e Judhesë, bëri gjithë sa urdhëroi Zoti Moisinë. 23Edhe (ishte) bashkë me atë Aholiabi, i biri Ahisamakut, nga fara Danit, gërvishtar, edhe mieshtrë që i pillte mëndëja, edhe qendisës ndë të qielluartë, e ndë të porfyrtë, e ndë të kuqe, e ndë vishnje.
24Gjith’ ari që u prish për punënë ndë gjithë punët të shënjtëroresë, ari i dhurëtisë, ishte njëzet e nëntë tallande, edhe shtatë qint e tridhietë sheklla, pas shekllësë shënjtëroresë. 25Edhe argjëndi i atyreve që u numëruanë nga përmbëledhëja (ishte) një qint tallande, edhe një milë e shtatë qint e shtatëdhiet’ e pesë sheklla, pas shekllësë shënjtëroresë. 26Nga një bekah për krye, (domethënë) gjymësë sheklle, pas shekllësë shënjtëroresë, për gjithësecilinë që shkonte mbë të numëruarë, nga njëzet viet e përpietë, për gjashtë qint e tri milë e pesë qint e pesëdhietë (shpirt). 27Edhe nga argjëndi i të një qint tallandevet u derthnë shtresat’ e shënjtëroresë, e shtresat’ e kurtinësë, një qint shtresa nga një qint tallande, një tallant për një shtresë. 28Edhe nga një milë e shtatë qind e shtatëdhiet’ e pesë (shekllatë) bëri grepatë për shtyllat, edhe mbuloi përqark krerët’ e shtyllavet, edhe i ngjeshi ato.
29Edhe rameja e dhurëtisë (ishte) shtatëdhietë tallande, e dy milë e katrë qint sheklla. 30Edhe nga këjo bëri shtresatë ndë derët të tendësë pëmbëledhëjesë, edhe theroren’ e ramtë, edhe trirën’ e ramtë për atë, edhe gjith’ enët’ e theroresë, 31edhe shtresat’ e oborrit rreth e rrotullë, edhe shtresat’ e derës’ oborrit, edhe gjithë hunjt’ e oborrit rreth e rrotullë.
Currently Selected:
të dalëtë 38: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë