të dalëtë 37
37
1Edhe Bezaleeli bëri arkënë prei druje shittimi, dy kut e gjymësë të gjatë, e një kut e gjymësë të gjërë, e një kut e gjymësë të lartë, 2edhe mbuloi përqark me ar të këthiellëtë përbrënda e përjashta, edhe i bëri asai një kurorë të artë përqark.
3Edhe derdhi për atë katrë rrathë t’artë për të katrë çipet e asai, dy rrathë mbë njërën’ ijën’ e asai, edhe dy rrathë mbë tietrën’ ijën’ e asai. 4Edhe bëri shule prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar, 5edhe kalli shuletë ndëpër rrathët, ndër ijet të arkësë, që të mbarin’ arkënë.
6Edhe bëri shpërblimtorenë prei ari të këthiellëtë, dy kut e gjymësë të gjatë, e një kut e gjymësë të gjërë.
7Edhe bëri dy qeruvimë prei ari; të rrahur’ i bëri ata, nga të dy çipet’ e shpërblimtoresë, 8një qeruv mbë një çip, e një qeruv mbë tiatrët çip; mbë shpërblimtorenë bëri qeruvimë mbë të dy çipet e asai, 9edhe qeruvimëtë ndeninë krahëtë përpietë, e mbuloninë shpërblimtorenë me krahët të tyre, edhe faqet’ e atyreve (i kishinë) njëri mbë tietrinë, faqet’ e qeruvimëvet ishinë mbë shpërblimtorenë.
10Edhe bëri truvezënë prei druje shittimi, dy kut të gjatë, e një kut të gjërë, e një kut e gjymësë të lartë, 11edhe e mbuloi përqark me ar të këthiellëtë, edhe i bëri asai një kurorë t’artë rreth e rrotullë. 12Pastaj i bëri asai buzënë përqark, një pëllëmë të gjërë, edhe bëri një kurorë t’artë mbi buzët’ t’asai rreth e rrotullë. 13Edhe derdhi për atë katrë rrathë t’artë, edhe vuri rrathëtë mbi të katrë çipet, që (ishinë) mbi të katrë këmbët e asai, 14rrathët’ ishinë ndënë buzët, vëndet’ e shulevet, për të mbarturë truvezënë. 15Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar, për të mbarturë truvezënë. 16Edhe bëri enëtë që (ishinë) mbi truvezët, dhisqet’ e asai, e thimiatorët’ e asai, e lekanët’ e asai, e spërkatoretë, që të bënenë të spërkaturatë me ato, prei ari të këthiellëtë.
17Bëri edhe kandilenë prei ari të këthiellëtë, kandilen’ e bëri të rrahurë; kurmi i asai, e degat’ e asai, lekanët’ e asai, sumbullat’ e asai, e lulet’ e asai, ishinë një kurm bashkë me atë. 18Edhe gjashtë dega dilinë nga ijet’ e asai, tri dega të kandilesë nga njëra ije t’asai, edhe tri dega të kandilesë nga tietëra ije t’asai, 19tre lekanë të surrugjatë mbë njërënë degë, një sumbullë, e një lule; edhe tre lekanë të surrugjatë mbë tietrënë degë, një sumbullë, e një lule; kështu (bëri) mbë të gjashtë degat, që dilinë nga kandileja. 20Edhe ndë kandilet (ishinë) katrë lekanë të surrugjatë, sumbullat’ e atyreve, e lulet’ e atyreve. 21Edhe një sumbullë ndënë të dy degat nga ajo, e një sumbullë ndënë të dy degatë nga ajo, e një sumbullë ndënë të dy degatë nga ajo, ndë të gjashtë degat që dilinë nga ajo. 22Sumbullat’ e atyreve, e degat’ e atyreve ishinë një kurm bashkë me atë, ajo e tërë ishte e rrahurë prei ari të këthiellëtë. 23Edhe bëri të shtatë dritat’ e asai, e gërshërët’ e asai, e vëndet’ e asai, prei ari të këthiellëtë.
24Prej një tallande ari të këthiellëtë, bëri atë, edhe gjith’ enët’ e asai.
25Edhe bëri theroren’ e thimiamësë prei druje shittimi, një kut të gjatë, e një kut të gjërë, me katrë çipe, edhe dy kut të lartë; krahët’ e asai ishinë prei një gjëje. 26Edhe e mbuloi atë me ar të këthiellëtë, kryet’ e asai, e ijet’ e asai rrotullë, edhe krahët’ e asai, edhe i bëri asai kurorë t’artë rreth e rrotullë. 27Edhe bëri për ato dy rrathë t’artë ndënë kurorët t’asai, afërë të dy çipevet asai, mbi të dy ijet t’asai, që (të jenë) vëndet’ e shulevet, që ta mbanin’ atë prei atyre. 28Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar.
29Edhe bëri valin’ e shënjtëruarë për të lyerë, edhe thimiamën’ e qëruarë me erë të mirë, pas mieshtërisë ati që bën erëra të mira.
Currently Selected:
të dalëtë 37: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë