të dalëtë 31
31
1Edhe Zoti i foli Moisiut, e i tha: 2Shih, unë thirra me emër Bezaleilinë të birin’ e Urit, nga fara e Judhesë, 3edhe mbusha atë me frymë të hieruarë, ndë urtësi, e ndë mënt, e ndë dituri, e ndë çdo farë mieshtërie, 4që të nxierrë nga mëndëja punë mieshtërie, të punonjë ar, e argjënt, e rame, 5e të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru, për punë çdo farë mieshtërie. 6Edhe na unë tek i dhashë ati Aholiavinë të birin’ e Ahisamahut, nga fara e Danit, edhe çdo njeriu të urtë nga zemëra, i dhashë (ati) dituri, që të bënjë gjithë sa të urdhërova ty: 7tendën’ e përmbëledhëjesë, e arkën’ e përmbëledhëjesë, e shpërblimtorenë që (është) sipër’ asai, edhe gjith’ enët’ e tendësë, 8e truvezënë, e enët’ e asai, e kandilen’ e këthiellëtë bashkë me gjith’ enët’ e asai, e theroren’ e thimiamësë, 9e theroren’ e kurbanit diegurë bashkë me enët e asai, e lanjëtoren’ e shtresën’ e asai, 10e rrobat’ e punësë lutëjesë, e të shënjtëruaratë rrobat’ e Aaronit priftit, e rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjënë, 11e valinë për të lyerë, e thimiamënë me erë për vëndin’ e mirë; do t’i bënjënë të gjitha sikundrë të urdhërova.
12Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha: 13Edhe ti folu të bijet Israilit e thuaj: Shikoni të ruani savvatat’ e mia, sepse këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe jush, ndër (gjithë) brezat tuai, që ta njihni se unë (jam) Zoti, që u shënjtëronj juve, 14edhe të ruani savvatënë, sepse ësht’ e shënjtëruarë ndër ju; kush të ndyrnjë atë, të vritetë fare, sepse gjithë kush të bënjë punë atë (ditë), jeta e ati do të shuhetë nga mezi i gjëndëjesë ti. 15Gjashtë dit të bënetë punë, edhe të shtatënë ditë, të jetë savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zonë, (edhe) kush të bënjë punë ditën’ e savvatësë, të vritetë fare. 16Edhe të bijt’ e Israilit do të ruanjënë savvatënë, që t’e kremtonjën’ atë ndë (gjithë) brezat e tyre, (për) dhiatë të përjetëshime. 17Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.
18Edhe, passi mbaroi tuke folurë me ata ndë mal’ të Sinait, i dha Moisiut dy rrasa të deshmimit, rrasa të gurta, të shkruara me gishtin’ e Perëndisë.
Currently Selected:
të dalëtë 31: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë