Shih, unë thirra me emër Bezaleilinë të birin’ e Urit, nga fara e Judhesë, edhe mbusha atë me frymë të hieruarë, ndë urtësi, e ndë mënt, e ndë dituri, e ndë çdo farë mieshtërie, që të nxierrë nga mëndëja punë mieshtërie, të punonjë ar, e argjënt, e rame, e të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru, për punë çdo farë mieshtërie.