YouVersion Logo
Search Icon

Marko 16

16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1E si shkoi e Shëtuna, Magdhalini Maria, edhe Maria, mëm’ e Iakovoit edhe Sallomi, blenë miro, të vijnë, e ta lieijnë atë.
2E ditën’ e parë të javësë shumë mëngjes vijënë mbë varr, kur leu Dielli.
3E thoshnë njëra-jatërësë: Kush do të na rrukullisjë navet gurë nga der’ e varrit?
4E kur vështroijnë shohënë që guri qe shtëmëngurë, sepse qe shum’ i madh.
5E si hinë brënda ndë varr, shohënë një djalosh, që rrijte mb’anë të djathëtë, veshurë me rroba të bardha, e u çuditnë.
6E ai u thot’ ature: Mos u çuditni. Iisunë Nazarinonë, të mbërthierinë ndë Kruq kërkoni, u ngjall, s’është këtu. Ja vëndi tek’ e kishnë kallturë.
7Po hajdeni e thoi mathitivet së tij edhe Petrosë, se arriu përpara juvet, e u pret ndë Galileë. Atje do ta shihni atë, sikundr’ u tha juvet.
8E si duall ato nga varri me të shpejtë, iknë; po i mori ato frikë edhe çudi, e nukë thanë njeriut gjë, sepse trëmbejnë.
9E si u ngjall ndë mëngjes të parënë ditë të javësë, u duk herën’ e parë Magdhalini Mariasë, që i kish krierë të shtatë djajtë.
10E ajo vate e u dha haber ature që ishnë bashkë me të, që qenë të helmuarë, e qaijnë.
11Edhe ata si digjuanë se ai rron, e u duk tek’ ajo, nukë dhanë besë.
12Pastaj u dëftua me tjatër surat mbë di nga ata që ecëijnë, e vijnë ndë arë.
13Edhe ata si vanë u rrëfienë së tjerëvet, e as ature nuk’ u dhanë besë.
14E pasandaj u duk mb’ata të njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata që e panë atë të ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture të pakthierë.
15E u tha ature: Haideni ndë gjithë botë, e qiriksni Ungjillë ndë gjithë dinia.
16Ai që të besojë e të pagëzonetë, do të sosetë, e ai që të mos besojë, do të kollasetë.
17E këto janë thavmëtë që do të venë pas ature që besojënë: ndë ëmër tim do të zbojënë të paudhëtë, gjuhë të ra do të flasënë.
18Gjërpinjtë do t’i zënë me dorë; edhe ndonjë të helmuarë ndë pifçinë, do të mos i dëmëtojë; mbi të sëmurë do të vënë duartë, e do të shëronenë.
19E pas këture kuvëndevet, që u tha ature Zoti, hipi ndër Qiell, e ndënji mb’anë të djathëtë të Perndisë.
20E ata si duallë qiriksnë mbë çdo vënd, si i ndih e punon bashkë me ata Zoti, e u veveos fjalënë me thavmëra që bënejnë.

Currently Selected:

Marko 16: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy