YouVersion Logo
Search Icon

Lluka 1

1
Krie e parë
1Sepse vunë dorë shumë të rrëfejënë me taks Istorin’ e ature punëravet që nevet i dimë fort mirë.
2Sikundrë na i dëftuanë navet ata që i panë me si të ture që krie herësë, e që u bënë punëtorë të fjalësë.
3M’u duk edhe mua mirë, o i larti Theofil, që arçë që krie herësë pas ature të t’i shkruaj ti një e nga një me taks.
4Që të njohç të vërtetënë e ature punëravet që je dhidhaksurë mbë to.
5Gjau ndë dit të Irodhit, mbretit së Iudheësë, qe një prift që quhej Zaharia, nga efimeria e Aviait; edhe gruaja e tij qe nga bijat’ e Aaronit, edhe ëmër’ i saj Elisavet.
6E ishnë që të di përpara Perndisë të drejtë, e ecëijnë ndë gjithë porsi e të drejta të Zotit pa të sharë.
7E nukë patnë ata djalë, sepse Elisavetja qe shterpë, e të di qenë të shkuarë ndë mot të ture.
8E gjau tek bënte ai punët’ e priftërisë (mësonte) mbë taks të efimerisë tij, përpara Perndisë.
9Sikundr’ është adeti i efimerisë, u ndodh që thimjatis, e hiri ndë Nao (qishë) të Zotit.
10E gjithë turm’ e llaoit ishnë që falejnë jashtë ndë kohë të thimjamësë.
11E u duk nde ai Ëngjëll’ i Zotit që rrijte mb’anë të djathëtë të thisiastirit së thimjamësë.
12E si e pa Zaharia, u drodh e ra mbi të të trëmburë.
13E tha Ëngjëlli nde ai: Mos u trëmb, o Zaharia, se u digjua të luturitë tat; e Elisavetja gruaja jote do të të pjellë ti bir, e do t’i vëç ëmërinë Ioann.
14E do të jetë tek ti gëzim e lodrë, e shumë do të gëzonenë mbë të lerë të tij.
15Se do të jet’ i madh përpara Zotit, e do të mos pijë as verë as siqera, e do të mbushetë nga Shpirt Shënjt që nga barku i mëmësë tij.
16E shumë nga bijt’ e Israilit do të kthejë mbë Zotnë Perndin’ e ture.
17E ai do të vijë përpara atij me Shpirt e me fuqi të Iliasë, të kthejë zëmërat’ e jatët mbi djem, e të padigjuaritë nd’urtëci të së drejtëvet, e t’i bëjë gati Zotit llao të dërtuarë.
18E Zaharia i tha Ëngjëllit: Qish do ta kupëtoj këtë punë? Se unë jam plak, e gruaja ime shkuarë nga koh’ e saj.
19E ju përgjegj Ëngjëlli, e tha atij: Unë jam Gavriili që rri përpara Perndisë, e jam dërguarë të të thom tij, e të të ap tij këtë haber të mirë.
20Edhe ja, do të pushoç sot di e tutje, e të mos mundç të flaç, ngjera mb’atë ditë që të bënenë këto, sepse nukë besove ndë fjalë të mia, që do të paguhenë mbë kohë të ture.
21E llaoi e pritnë Zaharianë, e çuditejnë për të mënuarë të tij ndë nao (qishë).
22E si dolli, nukë mund t’u flit ature. E kupëtuanë që pa ndonjë çudi ndë nao. E ai u bënte ature isharet, e mbeti pa gojë.
23E u bë si sosnë dit’t’ e punësë së priftërisë tij, vate mbë shtëpi të tij.
24E pas këture ditet u mbars Elisavetja gruaja e tij, e fshih vetëhen’ e saj pesë muaj, e thoshte.
25Se kështu bëri Zoti tek meje, mb’ato dit kur deshi të kthenej të vështron për të ngrijturë dhunënë time nga njerëzitë.
26E ndë të gjashtinë muaj u dërgua Ëngjëlli Gavriil nga Perndia, ndë një qutet të Galileësë, që quhetë Nazaret.
27Mbë një vergjëreshë që qe aravoniasurë me burrë nga shtëpi e Dhavidhit, që quhej Iosif, e vergjëresha quhej Mariam.
28E si hiri Ëngjëlli tek ajo, i thotë: Gëzo, o e gëzuarë, Zoti është bashkë me tij, ti je e bekuarë ndë mes të gravet.
29E ajo si e pa, u drodh për këtë fjalë, e mëndonej me vetëhe të saj: Ç’do të jetë kij hjeretismo?
30E Ëngjëlli i thot’ asaj: Mos u trëmb Mariam, sepse gjete nder afër Perndisë.
31E ja do të bëneç me barrë, e do të pjellç djalë, e do t’i vëç ëmërinë Iisu.
32Kij do të jetë i madh, e do të thuhetë i biri i së lartit, e do t’i apë atij Perndia fron’ e Dhavidhit, babait së tij.
33E do të mbretërojë mbë shtëpi të Iakovit për gjithë jetë; e mbretëria e tij nukë ka të sosurë.
34Edhe Mariami i tha Ëngjëllit: Qish do të jetë këjo, se unë burrë nukë njoh?
35E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do të vijë mbi tij, e fuqi e së lartit do të të mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma që të lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë.
36E ja Elisavetja gjëria jote, edhe ajo u mbars djalë nd’pleqëri të saj; e kij muaj është i gjashti i asaj që quhej shterpë.
37Se nuk’ është’ e pamundurë ndonjë punë afër Perndisë.
38E Mariami i tha: Ja kopilia e Zotit, u bëftë tek meje sikundrë thua. E iku nga ajo Ëngjëlli.
39E Mariami u ngre mb’ato dit, e vate me të shpejta mbë një mal të Iudheësë.
40E hiri mbë shtëpi të Zahariasë, e i thot’ Elisavetsë: Gëzo.
41E poqë digjoi Elisavetja gëzimn’ e Mariasë, këceu djali ndë bark të saj, e u mbush prej Shënjtit Shpirt Elisavetja.
42E thirri me zë të madh, e tha: E bekuarë je ti ndë mes të gravet, edhe pemm’ e barkut sit ësht’ e bekuarë.
43E nga më erdhi këjo, të vijë tek u, mëm’ e Zotit sim?
44Se ja, poqë erdhi zëri i gëzimit sit ndë veshë të mia, këceu djali ndë bark tim nga gëzimi.
45E e lumura ajo që besoi, që do të teliosenë ato që u folë nga Zoti tek tij.
46E Mariami tha: Madhëcon Shpirti im Zotnë.
47E gëzonetë Shpirti im mbë Zotnë, që më shpëtoi mua.
48Sepse ktheu sitë të shih mua kopilen’ e tij të vogëlënë, se ja që ndashti e sot di parë, do të më thonë të lumurë gjithë filitë.
49Sepse ai që është i fortë bëri punëra të mëdha tek u; e ëmër’ i tij është Shënjt.
50Edhe ndëjes’ e tij është brez pas brezit, mb’ata që kanë frikën’ e tij.
51Bëri punëra të forta me llërë të tij; përhapi fodullëtë me silloi të zëmëravet së ture.
52Zbriti të fortëtë nga fronetë, e ngrijti të vogjëjtë.
53T’urëtitë i mbushi të mira, e të pasuritë i dërgoi mbrazëtë.
54I ndihu Israilit, robit së tij, të mos harojë eleimosin’ e tij.
55(Sikundrë u taksi baballarëvet sanë, Avraamit edhe farësë tij) për gjithë jetë.
56E mbeti Mariami me atë bashkë ngjera mbë tre muaj, e pasandaj u kthie ndë shtëpi të saj.
57E Elisavesë i erdhi koha për të pjellë, e polli djalë.
58E digjuanë të afëritë e gjërit’ e saj, që shtoi Zoti eleimosin’ e tij tek ajo, e gëzonejnë bashkë me atë.
59E u bë ndë të tetënë ditë, erdhë të peritemnë djalënë, e i vijnë ëmërin’ e tij mbë ëmër të jatit së tij, Zaharia.
60E ëmma e tij u përgjegj, e tha: Jo, po do të quhetë Ioann.
61E i than’ asaj, se nuk’ është njeri ndë gjëri tuaj, që të quhetë me këtë ëmër.
62E i bëijnë isharet edhe jatit së tij, ç’do që të quhet’ ai.
63E si kërkoi një copë dhogë, e shkroi, e thosh: Ioann është ëmër’ i tij. E u çuditnë të gjithë.
64E atë çast ju hap goja e tij, edhe gjuha e tij; e flit, e lëvdon Perndinë.
65E gjithë gjitoninë i muarr frika. E flitejnë këto fjalë ndë gjithë mal të Iudheësë.
66E gjith’ ata që i digjoijnë i vijnë ndër mënd të ture, e thoshnë: Vallë ç’do të jetë kij djalë? E dor’ e Zotit qe me të.
67E jati i tij Zaharia u mbush nga Shpirt Shënjt, e profitepsi, e tha:
68I lëvduarë qoftë Zoti Perndia e Israilit, sepse ktheu sinë, e pa, e lefterosi llaon’ e tij.
69E ngrijti për nevet ndë shtëpi të Dhavidhit, djalit së tij, fuqi; e do të na shpëtojë.
70Sikundrë pat folë me gojë të Shënjtorëvet Profitet që herën’ e parë.
71Ngrijti shpëtim të na shpëtojë nga duart’ e hasmëret sonë, edhe nga gjith’ ata që na duanë ndë keq.
72Të bëjë ndëjesë me përinjtë tanë, e të kujtojë dhjatën’ e tij të Shënjtëruarënë.
73Benë që qe betuarë nde Avraami, babai inë, të na ip nevet.
74Që të na shpëton nga duart’ e hasmëret sonë, e ta lëvdojëmë atë pa frikë.
75Me Shënjtëri edhe me të vërtetë përpara tij, gjithë dit’ e jetësë sonë.
76Edhe ti djalë do të quheç profit i së lartit, se do të shkoç përpara faqesë Zotit, të bëç gati udhët’ e tij.
77Të apç ndë llao të tij të dinë ç’është shpëtim i ture, për të ndëjierë fajet’ e ture.
78Me anë të zëmërësë lejmonjare të Perndisë sonë, që me ato na pa Dielli që len lartazit.
79Për të ndriturë nd’ata që rrijnë ndë hie, e ndë skotadh të vdekëjesë, për të ndrequrë këmbëtë tona mb’udhë të paqesë.
80E djali rritej e forconej prej anet së Shpirtit, e ishte mb’erimira, ngjera mbë ditë që u çfaq ai ndë Israil.

Currently Selected:

Lluka 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy