YouVersion Logo
Search Icon

Iakovit 1

1
Krie e parë
1Iakovi, ropi i Perndisë edhe i Zotit Iisu Hristoit, mbë të dimbëdhjetë fili, që janë të përhapurë, u thom të gëzoni.
2Kinie, o vëllazër, si një aformi gëzimit së vërtetë, kur të biri ndë shumë lloi piraksira.
3Se e diji që dhoqimia e besësë suaj bie durimnë.
4E durimi le të ketë punë të tërë, që të jini telio, e të tërë, e të palipsurë mbë ndonjë punë.
5E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le të kërkojë nga Perndia që ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij.
6Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era.
7Le të mos mendonetë ai i tili njeri se merr gjëkafshë prej Zotit.
8Sepse njeriu me di mënd ësht’ i paqëndruarë ndë gjith’ udhëra të tij.
9Vëllai adha i unjëtë le të mburretë ndë të lartë të tij.
10I pasuri pa ndë t’unjurë të tij, sepse posi lule e barit do të shkojë.
11Sepse dolli Dielli bashkë me të ngrohëtë, e e thau barë, edhe lule e tij i ra, edhe bukuria e faqesë tij i humbi. Kështu edhe i pasuri ndë të çuara të tij do të veshqetë.
12Lum ai njeri që duron pirasmo, sepse kur të jetë dhoqimasurë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që është taksurë nga Zoti mb’ata që e duanë atë.
13Ndonjë kur të piraksetë, le të mos thotë që piraksetë nga Perndia, sepse Perndia nukë gucitetë nga e keqia, e ai nukë gucit ndonjë.
14Po cilido gucitetë nga dëshërimi i tij, e cbranisetë e gënjenetë.
15Pastaje dëshërimi bënetë me barrë e pjell fajnë, e faji pa si të bënetë, pjell mortnë.
16Mos doi të gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi të dashuritë.
17Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është të këmbierë, as hie e këmbimit.
18Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij.
19Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë.
20Sepse të zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush të drejtën’ e Perndisë.
21Për atë punë, si të hidhni poshtë çdo qelbësirë e të tepëruarën’ e së keqesë, me të butë dheksni fjalënë që është birë ndër ju, atë që mund të sosjë Shpirtëratë tuaj.
22E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.
23Sepse ndë digjoftë ndonjë fjalënë e të mos ta bëjë, kij gjan me një njeri që vështron ndë pasqirë faqen’ e tij që ka nga mëma.
24Ai si vështroi vetëhenë, shkoi e vate, e harroi çfarë lloi qe.
25Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij.
26Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
27Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.

Currently Selected:

Iakovit 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy