YouVersion Logo
Search Icon

Çifut 13

13
Krie e trembëdhjetëtë
1Ruani njeri me jatërinë miqësin’ e vëllazërisë.
2E fillokseninë mos e haroni; sepse me atë dica pa kupëtuarë, pritnë ëngjëi ndë shtëpira të ture.
3Kujtoni ata që janë lidhurë ndë hapsana, si të lidhurë me ta bashkë; e të helmuarët sikur jeni edhe juvet (që pësoni bashkë m’ata) ndë kurm.
4E nderçurë qoftë mbë të gjithë martesa, e thalami i pa të pëgërë; sepse kurvjarëtë e mihotë do t’i gjukojë Perndia.
5E të jetë mëndeja mërguarë nga lakëmia, thoi sado mb’ato që kini përpara; sepse ai ka thënë: Nukë do të të lë, as nukë do të të lëshoj.
6Andaj me tharos thomi nevet: Zoti, ndihma ime, nukë do të trëmbem; ç’të më bëjë njeriu?
7Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë.
8Iisu Hrishtoi dje edhe sot, ai është, edhe mbë jetë pastaje.
9Mos liri të hiqi posht’ e lart mbë shumë lloi dhidhaskalira; sepse është pun’ e mirë që të forconi zëmërënë me anë të dhurëtisë, jo me anë t’ature të ngrënavet, që nukë vëjejtinë gjëkafshë ata që ecnë mbë to.
10Kemi thisiastir që mb’atë s’kanë urdhër të kenë pjesë ata që ruajnë tendënë.
11Se ature bagëtivet që gjaku i ture biretë nga Arhiereu ndë Shënjt të Shënjtorëvet për faj, kurmet’ e këture janë djegurë jashtë nga vëndi i së ndënjurit.
12Andaj edhe Iisui për të Shënjtëruarë llaonë me gjak të tij, pësoi jashtë portësë.
13Le të vemi adha jashtë të ndënjurit, tuke mbajturë dhunën’ e tij.
14Sepse nevet nukë kemi këtu qutet të paluajturë, po vemi tuke kërkuarë atë që do të vijë.
15Me anë t’atij adha biemë Perndisë kurdo thisi lëvdimit, domethënë pemënë të buzëvet, që molloisjëmë ëmërin’ e tij.
16E mos haroni të bëni të mirë, të bëni pjesë nga të miratë tuaj, sepse Perndisë të tila kurbanë i pëlqejënë.
17Të jini bindurë ndë të parëtë tuaj, e t’i digjoni; sepse ata rrinë cgjuarë për shpirtëra tuaj, si ata që do të apënë llogori; që ta bëjënë këtë me gëzim e pa të mçuarë; sepse këjo do të jetë e pavëjierë mbë juvet.
18Lutuni për nevet, sepse neve shpërejmë që kemi fiqir të mirë, tuke dashurë të biremi mirë mbë gjithë punëra.
19E kaqë më shumë u lutem ta bëni këtë që të kthenem unë më shpejt mbë juvet.
20E Perndia e paqit, që ngrijti nga të vdekuritë me gjak të dhiathiqit së jetësë, atë që është dëlmieri i dhëndet i madhi, Zotnë tënë Iisunë.
21T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
22Po u lutem juvet, o vëllazër, ta ruani fjalën’ e nasihatit; sepse me pak fjalë u shkrova juvet.
23Dijie që vëllai inë Timotheoi u lefteros. Me atë (nd’ artë shpejt) do t’u shoh juvet.
24Thoi të fala gjithë të parëvet tuaj e gjithë Shënjtorëvet. U falenë juvet me shëndet ata që janë nga Italia.
25Dhurëtia me gjithë juvet. Kështu qoftë!
* Karta mbë Çifut u shkrua nga Italia me anë të Timotheoit.

Currently Selected:

Çifut 13: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy