YouVersion Logo
Search Icon

2 Petrosë 3

3
Krie e tretë
1Të dashurë, di kartëra kam me këtë që u shkruaj ndashti, mb’ato u xjuaj juvet, u kujtoj zëmërënë tuaj të drejtënë.
2Që të kujtoni fjalëtë që janë thënë nga Shënjtorëtë Profitër, edhe porsinë tonë t’apostojet, të Zotit që na shpëtoi.
3E këtë protoparë të diji, se do të vijënë ndë dit të pastajme përqeshës, që të ecëjnë ndë dëshërime të ture.
4E të thonë: Ku është të taksuritë e t’ardhurit së tij? Sespe që kur fletnë baballarëtë tënë të gjitha kështu qëndrojënë, sikundrë qenë që ndë të nisurë të jetësë.
5Sepse nuk’ e dinë ata, sepse e duanë këtë që qenë më përpara me fjalë të Perndisë Qielltë edhe dheu (dalë) nga ujëtë, e me anë të ujit është bërë.
6Andaj këjo jetë që qe ahiere, mbiturë nga ujëtë humbi.
7Po Qielltë që janë ndashti edhe dheu, me atë fjalë janë ruajturë, e mbahenë për zjar ndë ditë të gjuqit e të humbëjësë njerëzet së pabesë.
8Këtë të diji juvet, o të dashurë, se një ditë afër Zotit është posi një mijë vjet, e një mijë vjet posi një ditë.
9Nukë mënon Zoti të taksurat’ e tij (sikundrë silloisenë dica, këjo ësht’ e mënuarë), po bën durim mbë nevet, sepse nukë do që të humbasë ndonjë, po të vijënë gjithë ndë metani.
10E do të vijë dita e Zotit posi kusari që vjen natënë, e mb’atë Qielltë do të shkojënë me gjëmim, e stihitë nga të ngrohëtitë do të tretenë, edhe dheu edhe punëtë që janë mbë të do të digjenë.
11Kur të tretenë këto punëra, si lloi duhetë të jini juvet ndë jetë Shënjte, e ndë evsevi.
12Tuke shpërierë e tuke ecurë për të priturë t’ardhurit’ e ditësë Perndisë, mb’atë ditë Qielltë dhezurë do të tretenë, e stihitë me të djegurë do të tretenë.
13Po Qiell të ri edhe dhe të ri prisëmë, sikundr’ është të taksurit’ e tij, atje tek rri e drejta.
14Andaj, o të dashurë, sepse pritni të tila punëra, nxitoni që të gjëndeni nde ai të pazhierë e të qëruarë ndë paq.
15E zëmërën’ e gjerë të Zotit sinë kinie ndë vënd të shpëtimit, sikundr’ u shkroi juvet edhe vëllai inë i dashurë Pavllua për sofi që i qe dhënë atij.
16Si edhe ndë gjithë kartëra, kur kuvëndon mb’ato për këto, mb’ato janë ca punëra që s’kupëtonenë kollaj, ato të padijturitë, e të pastereosuritë i shtrëmbojënë, si edhe të tjeratë kartëra, për të humburë të ture.
17Juvet adha, o të dashurë, sepse e diji me kohë ruhi, që të mos rrëmbeni ndë gënjeshtrë të së marrëvet e biri nga qëndra juaj.
18Po hajdeni tuke rriturë ndë dhurëti e ndë të njohurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Atij nderi, edhe ndashti, edhe ndë ditë të jetësë. Ashtu qoftë!

Currently Selected:

2 Petrosë 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy