YouVersion Logo
Search Icon

2 Petrosë 2

2
Krie e ditë
1Qenë, pa, ndë llao edhe profitër të rrem, sikundrë do të jenë edhe ndër ju dhaskalë të rrem, ata do të kllasënë erese të humbëjësë, që do të arnisjënë atë Zot që i ka blerë, e do të heqëjnë ndë vetëhe të ture një humbëjë të shpejtë.
2E shumë do të venë pas humbëjësë ture; për aformi t’ature do të shahetë udha e së drejtësë.
3E do t’u robërojënë juvet me fjalë të faikuara për lakëmi. Dëmi i këture që motit nukë mënon, e humbëja e këture nukë flë.
4Sepse ndë mos kurceu Perndia Ëngjëjtë kur fëjienë, po i shtiu ndë Tartaro, e lidhurë me zinçirë të errëcirësë i dha të ruhenë për gjuq.
5E botën’ e marrë nuk’ e kurceu, po ruajti Noenë vetë të tetë për të dëftuarë të drejtë e pru të mbiturë ndë jetë të së pabesëvet.
6E qutetet’ e Sodhomësë edhe Gomorrësë i dëmëtoi me të prishurë e i bëri hi, e i bëri ksomblë mb’ata që duanë të bënenë të pabesë.
7E shpëtoi të drejtinë Llot që qe mbiturë nga të sharatë e nga jeta e ligë e njerëzet të panom.
8Sepse kij i drejti si rri brënda ndë ta, dit për dit mundon Shpirtinë tij të drejtinë, me të parë e me të digjuarë punërat’ e panome.
9Di Zoti të shpëtojë të drejtitë nga piraksia, e të shtrëmbëritë t’i ruajë ndë ditë të gjuqit për të munduarë.
10E më tepërë ata që venë pas kurmit, e ecëjnë udhënë me dëshërim të pëgërit, e ksenderojënë zotëritë, të guxuarë, që duanë vetëmë vetëhenë, nukë trëmbenë të kllasënë eresë mallëkeësh.
11Tek ëngjëjtë ndonëse janë më të mëdhinj ndë të fortë e ndë fuqi, nukë durojnë kondr’ ature dhoksëvet gjuqit t’urrierë mbanë Zotit.
12Ma këta posi kafshë të pamënde, bërë nga fisi për të zënë e për të prishurë, shajënë punëratë që nukë njohënë, do të humbasënë nga prishëja e ture.
13E do të marrënë pagën’ e adhiqisë, ata që silloisjënë të pëlqierë zefqetë që bëjënë përditë, të zhierë e të sharë, tuke ksefandosurë ndë gënjeshtra të ture, kur gostitenë me juvet bashkë.
14Kanë sitë plot me kurvëri, e me faje të pasosura, tuke gënjierë Shpirtëra të pastereosura, kanë zëmërënë mpsuarë ndë lakëmira, djelm të mallëkimit.
15Si lanë udhën’ e drejtë, u pllanepsnë, e vanë ndë udhë të Vallaamit, të birit Vosorit, atij që deshi pagë të shtrëmbërësë.
16Po u qërtua për paranomi të tij nga mushkë pa mënd e pa fjalë, që foli me zë njeriut, e mbodhisi marrëzin’ e Profitit.
17Këta janë kronjer të paujë, re që i ndjek thëllimi, për ata ruhetë mjergullë e zezë për jetë.
18Sepse tuke thënë fjalë të majme të gënjeshtrësë, gënjejënë ndë dëshërime të kurmit e ndë kurvërira ata që ikëjnë me të vërtetë prej asuresh që vijënë rrotullë ndë gënjeshtrë.
19Tuke taksurë ature lefterinë, tek janë ata skllevt’ e prishëjësë, sepse nga ajo punë që mundetë gjithëkush, mb’atë bënetë edhe skllav.
20Sespe nd’është që iknë molit’ e jetësë me anë të së njohurit së Zotit e atij që shpëtoi nevet, Iisu Hristoit, ndë këto pa janë mbërdhepsurë e mundurë, ature të pastajmetë bënenë më të liga se të paratë.
21Sespe më mirë qe për ata të mos kishnë njohurë udhën’ e së drejtësë, se si e njohnë, të kthenenë prapë nga porsia e Shënjtëruarë, që qe dhënë mbë ta.
22Ma u gjau ature këjo e parimisë vërtetë: Qeni u kthe mbë të vjellë të tij; e: Dosa si u la, u kthe ndë lucë të qilisej.

Currently Selected:

2 Petrosë 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy