Mbreti Dar u shkroi të gjithë popujve, kombeve e gjuhëve, që banonin në mbarë tokën: «E madhe qoftë paqja me ju! Kam nxjerrë një vendim, sipas të cilit të gjithë sa banojnë në mbretërinë ku sundoj unë, ta druajnë Perëndinë e Danielit e të dridhen para tij.
Ai, pra, është Perëndia i gjallë,
ai është përjetë e në amshim.
Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë,
sundimi i tij do të mbetet përjetë.