Danieli 6:26-27
Danieli 6:26-27 AL
Mbreti Dar u shkroi të gjithë popujve, kombeve e gjuhëve, që banonin në mbarë tokën: «E madhe qoftë paqja me ju! Kam nxjerrë një vendim, sipas të cilit të gjithë sa banojnë në mbretërinë ku sundoj unë, ta druajnë Perëndinë e Danielit e të dridhen para tij. Ai, pra, është Perëndia i gjallë, ai është përjetë e në amshim. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë, sundimi i tij do të mbetet përjetë.





