Përkundrazi, iu kundërvure Zotit të qiellit dhe urdhërove të të sjellin enët e tempullit të tij dhe me to pive verë bashkë me fisnikët, me gratë e me shemrat e tua. Nderove perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri, që as shohin, as dëgjojnë e as kuptojnë dhe Perëndisë, që ka në dorë frymën tënde dhe të ardhmen tënde, nuk i dhe lavdi.