1
fjalët e urta 13:20
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine)
AL1884
Kush ecën me të urtëtë do të jet’ i urtë, po shoku i të marrëvet do të thyenjë qafënë.
Compare
Explore fjalët e urta 13:20
2
fjalët e urta 13:3
Kush ruan golën’ e ti, ruan jetën’ e ti, po ay që është golë-sbrazëtë do të humbasë.
Explore fjalët e urta 13:3
3
fjalët e urta 13:24
Kush kërcen shkopin’ e ti, mërzit të birrë, po ay që e do, e mundon me kohë.
Explore fjalët e urta 13:24
4
fjalët e urta 13:12
Ajo shpëresë që mënohetë likshton zemrënë, po kur vien ajo që ka mall për atë, (është) dru jete.
Explore fjalët e urta 13:12
5
fjalët e urta 13:6
Dreitëria ruan atë që ësht’ i mbarë mb’ udhët, po faltorin’ e prish pabesëria.
Explore fjalët e urta 13:6
6
fjalët e urta 13:11
Gjëja (fituarë) nga kotësira do të pakësonetë, po ay që mbëleth me dorën’ (e ti) do të madhonetë.
Explore fjalët e urta 13:11
7
fjalët e urta 13:10
Vetëmë nga madhështia del zënëja, po urtësia është bashkë me ata që marrënë këshille.
Explore fjalët e urta 13:10
8
fjalët e urta 13:22
I miri u lë trashëgim bijet të bijet, po gjëja e faltorit mbëlidhetë për të dreitinë.
Explore fjalët e urta 13:22
9
fjalët e urta 13:1
Dial’ i urtë (dëgjon) mësimin’ e t’et, po përqeshësi nukë dëgjon qërtim.
Explore fjalët e urta 13:1
10
fjalët e urta 13:18
Vobezi e turpëri (do të ketë) ay që heth tej mësimnë, po ay që ruan qërtimnë do të nderonetë.
Explore fjalët e urta 13:18