Ura për tek Esteri预览

Ura për tek Esteri

57天中的第49天

Ester 8:17

Në çdo krahinë dhe në çdo qytet, kudo që arrinte urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, për judenjtë kishte gëzim dhe ngazëllim, gosti dhe ditë të lumtura. Dhe shumë nga pjesëtarët e popujve të vendit u bënë judenj, sepse tmerri i judenjve i kishte zënë.

Judenjtë shfarosin armiqtë e tyre

Çfarë i krishteri je?

Një herë ishte një mbret i quajtur Sharlemanj. Ai i detyroi vartësit e tij të bëheshin të krishterë. U ofroi një zgjedhje: ose pagëzohuni, ose do t’ju pres kokën. Meqë njerëzit nuk dëshironin t’u pritej koka, ata u pagëzuan me shpejtësi. Si rezultat, kisha e krishterë u rrit vërtet shumë brenda një kohe shumë të shkurtër. Por çfarë të krishterësh mendoni se ishin pjesa më e madhe e tyre?

A ka gjasa që diçka e tillë të ketë ndodhur në Persi, pasi ligji i ri i shkruar nga Mardokeu u bë i njohur? Duket sikur, për shkak se shumë njerëz i kishin frikë judenjtë, ata iu bashkuan kombit jude. Kjo do të thoshte që ata do të bashkoheshin me ta në takimet e adhurimit. Të bëheshe pjesë e tyre dukej më e sigurt. A mendoni se ata njerëz ishin të sinqertë në lidhje me shërbimin ndaj Perëndisë?

Në kohëra të tjera në histori dhe në shumë vende të tjera në botë, autoritetet i vrasin ose i ndëshkojnë njerëzit që bëhen të krishterë. Kjo në fakt, ende sot, ndodh në shumë vende të botës. Në Korenë e Veriut, për shembull, mijëra të krishterë janë duke vuajtur dhe duke vdekur në kampe përqendrimi. Pavarësisht kësaj, çdo ditë njerëzit në atë vend i bashkohen kishës së krishterë, duke u bërë pjesë e saj. Çfarë të krishterësh janë sipas jush ata burra, gra apo fëmijë?

Pastaj ka shumë fëmijë që rriten duke shkuar në kishë. Prindërit dhe gjyshërit e tyre janë anëtarë besnikë të kishës, dhe i marrin fëmijët e tyre në kishë çdo të diel. Këta prindër e lexojnë Biblën në shtëpi me familjet e tyre dhe ka mundësi që i dërgojnë fëmijët e tyre në një shkollë të krishterë ose i mësojnë në shtëpi. Këta fëmijë jetojnë si fëmijë të bindur dhe shkojnë për bukuri në kishë çdo të diel. Ata bëjnë çdo gjë që ju kërkohet. Si mendoni, çfarë të krishterësh janë këta fëmijë?

Nga këto grupe të ndryshme, janë të krishterët në vende si Korea e Veriut ata që të japin përshtypjen se janë të sinqertë. Ata e dinë që rrëfimi i Krishtit si Mbreti i tyre mund t’u kushtojë çdo gjë, madje edhe jetën.

A ju kushton krishterimi, besimi juaj në Krishtin? A ju duket vetja njerëz të cekët, kur e krahasoni veten me të krishterët e përndjekur? Nëse udhëtoni me autobus për në shkollë, a tregoni respekt për Perëndinë, duke refuzuar të merrni pjesë në shaka banale dhe të papastra? Mbase shkoni me biçikletë në shkollë si një grup; a mund ta kuptojnë njerëzit nga sjellja juaj që jeni të krishterë? A qëndroni me fëmijët që nuk dëshirojnë të bashkohen e të jenë pjesë e një të folure të pistë? Nëse do ta dije që policia apo ushtarët do të të arrestonin po të shkoje në kishë, a do të merrje sërish pjesë apo do të shtireshe si i sëmurë atë ditë? Nëse qeveria juaj shpall se kushdo që ka Bibël në çantë do të rrihet në sy të gjithë të tjerëve, çfarë do të bëje? A jeni gati të hiqni dorë nga të drejtat tuaja, që të doni Perëndinë dhe të tjerët rreth jush?

Me fjalë të tjera, çfarë dëshmish mund të shihen në jetën dhe zgjedhjet tuaja të përditshme, që e bëjnë të dukshme te të tjerët që jeni të krishterë të vërtetë? Është e lehtë t’i mashtrosh të tjerët, por është e pamundur të mashtrosh Perëndinë. Dhe është Ai që po i bën pyetjet!

读经计划介绍

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More