Ura për tek Esteri预览

Ura për tek Esteri

57天中的第57天

Ester 10:1-3

Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit.

Gjithë faktet e forcës dhe të fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në Librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?

Judeu Mardoke vinte në fakt i dyti pas mbretit Asuero, i madh midis judenjve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e vet.

Perëndia i paqes

Edhe pse emri i Perëndisë nuk gjendet në librin e Esterit, e kemi parë dorën e Perëndisë duke mbajtur, duke drejtuar, duke sunduar deri edhe në anulimin e detajeve. E mbani mend se si Ai e mbajti zgjuar mbretin pikërisht natën e duhur? Dhe se si shërbëtori i tij zgjodhi të lexonte pjesën e duhur për Mardokeun? Dhe se si pas asaj nate, Hamani erdhi që të kërkonte vdekjen e Mardokeut? Në fund është Perëndia Ai që fiton. Djalli dhe të gjithë ndihmësit e tij nuk mund të triumfonin mbi Të.

Libri përfundon duke treguar diçka për Mardokeun. Të gjithë e pëlqenin, sepse ai punonte shumë për të mirën e popullit të tij, duke kërkuar paqen dhe duke folur për të. Kjo gjë është një tregues për Një shumë më të madh sesa Mardokeu – Zotin Jezu Krisht. Perëndia i ka dhënë Zotit Jezus të gjithë pushtetin në tokë dhe në qiell. Sa i mrekullueshëm fakti që sundimi i kësaj bote dhe të gjitha detajet e jetës sonë nuk janë në duart e një mbreti si Asuero! Zoti i dashur, Jezu Krishti, është Mbreti i mbretërve.

Zoti Jezus bën atë që ne lexojmë për Mardokeun: Ai kërkon mirëqenien e popullit të Tij. Kur ju mendoni për “mirëqenie”, mund t’ju vijnë ndërmend para, shtëpi, pushime apo makina. Por mirëqenia që jep Zoti Jezus është më e vlefshme sesa pasuritë e kësaj bote. Ai sjell mirëqenien e paqes – paqe me Perëndinë.

Ne i kemi shpallur luftë Perëndisë. Sa fyese është kjo për Mbretin tonë Krijues! Pavarësisht kësaj, Perëndia, përmes Birit të Tij, Jezu Krishtit, na tregon se mendimet e Tij janë mendime paqeje. Ai kërkon paqe me ne, në vend të luftës. Prova më e madhe që tregon se Ai është Perëndia i paqes, manifestohet në dërgimin e Birit të Tij, Jezu Krishtit, në këtë tokë. Por mbase ju pyesni veten se pse ishte e nevojshme që Ai të dërgonte Birin e Tij!

A e mbani mend se si mbretit pers iu desh të bënte një ligj të ri, me anë të të cilit t’u jepte leje judenjve të mbroheshin kundër ligjit të Hamanit? Kjo, sepse ligji i parë nuk mund të ndryshohej më.

As ligjet e Perëndisë nuk mund të ndryshohen. Ai duhet të ndëshkojë mëkatin. Drejtësia e Tij e shenjtë nuk mund të lejojë që ligji i Tij të ndryshohet. Por Perëndia mendoi zgjidhjen më të mirë – pafundësisht më të mirë nga zgjidhja e Asueros. Perëndia dha Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të marrë ndëshkimin që meritonte populli i Tij mëkatar. Ai e bëri këtë, sepse Ai kërkon mirëqenien dhe paqen e popullit të Tij.

Sa i pasur është lajmi i mirë! Perëndia kërkon të bëjë paqe me ne, edhe pse jemi shumë fajtorë. Asnjëherë mos mendoni që mund ta fitoni paqen apo hirin e Tij. Kur shkoi te mbreti, Esteri kishte frikë se mund të vdiste. Por ju nuk duhet të keni frikë kur të kërkoni Perëndinë. Paqja është e mundur vetëm kur ju mësoni t’i besoni Birit të Tij, Jezu Krishtit. Le të jetë lutja juaj: “Më mëso të Të besoj!”.

Atij i qoftë e gjithë lavdia!

计划天: 56

读经计划介绍

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More