Ura për tek Esteri预览

Ester 9:11-15
Po atë ditë numri i atyre që ishin vrarë në qytetin e Suzas iu njoftua mbretit.
Mbreti i tha atëherë mbretëreshës Ester: «Në qytetin e Suzas judenjtë kanë vrarë dhe shfarosur pesëqind njerëz dhe dhjetë bij të Hamanit; çfarë kanë bërë vallë në krahinat e tjera të mbretit? Tani cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet. Çfarë tjetër kërkon? Do të bëhet».
Atëherë Esteri tha: «Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të lejohen judenjtë që janë në Suza të bëjnë edhe nesër atë që është dekretuar për sot; dhe të varen në trekëmbësh të dhjetë bijtë e Hamanit».
Mbreti urdhëroi që të veprohej pikërisht kështu. Dekreti u nxor në Suza dhe dhjetë bijtë e Hamanit u varën në trekëmbësh.
Judenjtë që ishin në Suza u mblodhën edhe ditën e katërmbëdhjetë të muajit të adarit dhe vranë në Suza treqind njerëz; por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
Respekti ndaj trupave të pajetë
A ishte vërtet e nevojshme që t’i varnin trupat e djemve të Hamanit në trekëmbësh? A nuk duhet të kishin treguar respekt për trupat e atyre që kishin vdekur, edhe pse ata ishin armiq? A nuk do të kishte qenë më mirë t’i varrosnin trupat e tyre, në vend që t’i ekspozonin para të gjithëve? Le të shpresojmë që i varrosën trupat e tyre ditën tjetër. Është një detyrim i krishterë për të treguar respekt ndaj trupave të vdekur, duke i varrosur siç duhet, qofshin të armiqve tanë apo të kriminelëve.
Perëndia e regjistroi shembullin e fisnikëve të Jabeshit të Galaadit (1 Sam. 31) që dëgjuan se armiku i kishte varur trupat e mbretit Saul dhe djemve të tij në murin e qytetit për përqeshje. Gjatë natës, ata burra të guximshëm i hoqën trupat e tyre nga muret dhe i varrosën me kujdes eshtrat e tyre. Perëndia gjithashtu regjistroi shembullin e Jozefit nga Arimatea dhe ndihmësave të tij, të cilët u kujdesën shumë për trupin e Zotit Jezus. Normalisht, trupat e njerëzve që kryqëzoheshin nuk trajtoheshin me respekt dhe liheshin në kryq për ditë të tëra si paralajmërim për njerëzit e tjerë.
Vdekja është një çnderim për trupat tanë, sepse është ndëshkimi për mëkatin. Por vdekja nuk duhet të bëhet kurrë më e rëndë nga sa është, duke e keqtrajtuar ose duke e ekspozuar trupin në mënyrë çnderuese. Do të ketë raste kur do t’ju duhet të merrni pjesë në një funeral ose të vizitoni një varrezë. Sjellja e duhur në vende të tilla tregohet duke heshtur me respekt. Kjo vlen edhe për shakatë, librat dhe filmat që përqeshin vdekjen. Vdekja nuk është kurrë një temë për të bërë shaka ose lojëra.
Disa thonë që varja e djemve të Hamanit nuk u bë për të çnderuar trupat e tyre, por për t’i dhënë një paralajmërim të fortë kujtdo që po planifikonte të vazhdonte më tej krimet e tmerrshme të Hamanit. Edhe pse është e vërtetë që një shembull publik mund të japë një mesazh të fortë paralajmërimi, prapëseprapë duhet të jetë gjithmonë nderues ndaj trupit të pajetë.
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More