Ura për tek Esteri预览

Ester 9:16-19
Edhe judenjtë e tjerë që ishin në krahinat e mbretit u mblodhën për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të qenë të sigurt nga sulmet e armiqve të tyre; vranë shtatëdhjetë e pesë mijë nga ata që i urrenin, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
Kjo ndodhi ditën e trembëdhjetë të muajit të adarit; ditën e katërmbëdhjetë u çlodhën dhe e kthyen në një ditë gostie e gëzimi.
Ndërsa judenjtë që ishin në Suza u grumbulluan ditën e trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë; ditën e pesëmbëdhjetë të muajit u çlodhën, e bënë ditë banketi dhe gëzimi.
Për këtë arsye judenjtë e fushës, që banojnë në qytete pa mure, e kanë bërë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të adarit një ditë gëzimi, gostish dhe feste, dhe në këtë ditë i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit.
Më mirë të japësh, se të marrësh
Edhe sa ditë duhet të kalojnë derisa të vijë ditëlindja juaj? A po i numëroni muajt, pastaj javët, dhe më në fund ditët? Thjesht mezi presim që ta festojmë atë ditë të veçantë! Në fakt, mezi presim t’i marrim ato dhurata të veçanta nga prindërit dhe miqtë. Pa harruar tortën e ditëlindjes! Por në fakt, të festosh nuk do të thotë të marrësh gjëra! Të festosh do të thotë të bashkohesh me të tjerët dhe t’i këndosh lavdërime Zotit. Me fjalë të tjera, në vend që të marrim, duhet të japim!
Ditëlindjet janë ditë në të cilat duhet të ofrojmë falënderime dhe lavdërime të veçanta ndaj Perëndisë. Ndaloni dhe konsideroni faktin që Ai ju dhuroi edhe një vit tjetër në këtë jetë. A shijuat më shumë ditë me shëndet të mirë sesa me sëmundje? A kujdesen për ju ende me dashuri prindërit tuaj? A keni ende një vend që mund ta quani “shtëpi”? Mendoni se sa fëmijë i kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarre, uragane dhe tërmete, vetëm gjatë vitit të kaluar. Shumë të tjerë janë duke vuajtur dhe janë të vetmuar, sepse jetojnë në familje të shkatërruara.
Veç kësaj, mos harroni sa i duruar ka qenë Perëndia me ju. Mbase për shumë ditë gjatë vitit që kaloi, jo vetëm që e shpërfillët apo e harruat tërësisht, por edhe sa shpesh nuk iu bindët? Sa herë keni refuzuar ta dëgjoni kur Ai ju thirri në Fjalën e Tij? Ai mund t’ju qortonte, por në vend të kësaj, ju dha edhe më shumë bekime. Sa i mirë që është Perëndia!
Ja një pyetje për t’u menduar: po sikur t’i dhuroni diçka dikujt tjetër për ditëlindjen tuaj? Jemi mësuar që të marrim dhurata për ditëlindjet tona, por a nuk do të ishte shumë më mirë ta shprehnim falënderimin tonë duke u dhënë gjëra të tjerëve? Lexoni sërish se çfarë bënë judenjtë: ata e falënderuan Perëndinë për fitoren dhe për bekimet, duke u dhënë dhurata të tjerëve, veçanërisht atyre që kishin nevojë. Shpresojmë që ata shkëmbyen dhurata edhe me fqinjët e tyre persianë.
Nëse Perëndia ju bekon edhe me një vit tjetër jete, çfarë mund të bëni që ta shndërroni ditëlindjen tuaj të ardhshme në një ditë të veçantë feste? Mbase ju mund t’i ndani disa nga dhuratat tuaja me të tjerët, të cilët nuk e kanë privilegjin të marrin dhurata. T’u dhurosh të tjerëve është gjithmonë më mirë se sa të mbash vetëm për vete! Më lum është të japësh sesa të marrësh!
读经计划介绍

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More