Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Betejës së Luftës ShpirtëroreShembull

Spiritual Warfare Battle Plan

DITA 5 NGA 5

Dita 5: Shtatë Mënyra për ta Bërë Djallin të Ikë



Zoti na ka premtuar, se Ai do të bëjë që armiqtë tanë që ngrihen kundër nesh, të munden para fytyrave tona. Por ne mund të pengojmë bekimin tonë dhe t'i lëmë hapësirë armikut që të qëndrojë në fytyrat tona në vend që të largohet në shtatë rrugë. Duke pasur këtë në mendje, këtu janë shtatë taktika për ta bërë djallin të ikë në shtatë drejtime.



1. Bindju me rigorozitet zërit të Zotit, Perëndisë tënd.



2. Pendohu para se të përfshihesh në betejë.



3. Dije që Zoti është në anën tënde.



4. Lufto nga pozicioni i fitores.



5. Lavdëro për rrugën tënde.



6. Mbaje të ngritur parzmoren tënde.



7. Lutu gjithmonë dhe ji vigjilentë.



Thyerja e fuqisë së rrugëve të gabuara, shpesh është çështje e bërjes së zgjedhjeve më të mira, por kur është një cikël demoniak ti duhet të identifikosh imagjinatat dhe mendimet e gabuara që po lejojnë shpirtrat e ligë të rrënojnë jetën tënde.



Dil, luftëtar shpirtëror, me lavdërime në zemër dhe lutje në buzë, i veshur për betejë. Beteja i përket Zotit dhe djalli do të ikë në shtatë drejtime. Ai nuk ka zgjidhje kur i nënshtrohesh Zotit dhe i reziston atij. Asnjë demon në ferr, nuk është më i fortë se një vullnet që ecën me Fjalën e Zotit. Hiri i Zotit rrjedh në shpirtin që kërkon së pari mbretërinë e Zotit dhe drejtësinë e Tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4

Rreth këtij plani

Spiritual Warfare Battle Plan

Nëpërmjet këtyre mësimeve të fuqishme ti do të zbulosh një kuptim më të thellë se si të krijosh një strategji për të pushtuar dhe për të mposhtur armikun dhe për të penguar planin e tij për të shkatërruar jetën tënde.

Dëshirojmë të falenderojmë Charisma House që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://bit.ly/spiritualwarfarebattleplan

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë