Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Betejës së Luftës ShpirtëroreShembull

Spiritual Warfare Battle Plan

DITA 3 NGA 5

Dita 3: Ndjenjat e Rreme të Frikës



Frika filloi të trishtonte shpirtin tim që kur isha një fëmijë i vogël. Më kujtohet shumë mirë, kur kam parë frymën e frikës në dhomën time të gjumit për shumë netë dhe që bërtisja me të madhe duke kërkuar nënën time. Nëna ime hynte me një fshesë për ta përzënë, duke menduar se ishte thjesht imagjinata ime shumë aktive në punë. Por frika kthehej gjithnjë për t’u hakmarrë.



Si i rritur, pasi kisha vuajtur shumë ngjarje traumatike, frika dominoi jetën time. Ndjenjat e rreme të frikës nuk ishin më vetëm ndjenja. Unë kisha një legjion të frymërave të frikës që ndikonin në çdo fushë të jetës sime dhe shfaqeshin në mënyra të ndryshme.



Frika është hakmarrësi yt. Është një armë e fortë në dorën e armikut, që sfidon premtimet e Zotit në jetën tënde. Frika vjen për të ndaluar ty të përparosh në Zot. Por ti mund të jesh i lirë nga fortesat që frika krijon në mendjen tënde. Ti mund të mbash autoritet mbi frikën, kur ajo përpiqet të ngrihet kundër shpirtit tënd.



O Atë, në emër të Jezusit vij tek Ti duke u penduar që i jam dorëzuar ndjenjave të frikës. Unë qortoj frymën e frikës që po punon për të më futur në grackë, për të vjedhur besimin tim, për të vjedhur qetësinë time, dhe për t’më stërmunduar me ankth, në emër të Krishtit. Amen.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Spiritual Warfare Battle Plan

Nëpërmjet këtyre mësimeve të fuqishme ti do të zbulosh një kuptim më të thellë se si të krijosh një strategji për të pushtuar dhe për të mposhtur armikun dhe për të penguar planin e tij për të shkatërruar jetën tënde.

Dëshirojmë të falenderojmë Charisma House që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://bit.ly/spiritualwarfarebattleplan

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë