Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjithçka Është e Qetë: Të Marrësh Çlodhjen e Jezusit Këtë Krishtlindje Shembull

All Is Calm: Receiving Jesus' Rest This Christmas

DITA 5 NGA 5

Dita e Pestë: Ki Besim te Besnikëria e Tij:



“Ke besim tek Unë?”



Përballemi çdo ditë me këtë pyetje, që nga momenti kur zgjohemi në mëngjes deri kur shkojmë për të fjetur. Sepse të besosh do të thotë të pushosh, dhe të pushosh do të thotë të kesh besim.



Mendoje pak: Ti nuk do të vendosje pemën tënde të Krishtlindjes në një stendë që i mungon një këmbë, dhe nuk do t’i kërkoje dikujt që është gjithmonë vonë të të sillte antipastat për festën e Krishtlindjes.



Pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, ne vlerësojmë në vazhdimësi besueshmërinë e gjërave dhe njerëzve përreth nesh. Ne bëjmë të njëjtën gjë me marrëdhënien tonë me Perëndinë, kërkojmë të bëjmë kompromise se sa shumë duhet t'i besojmë Atij.



Qoftë për financat, marrëdhëniet e prishura, plagët e fshehura apo ëndrrat e ardhshme, ne e vlerësojmë besnikërinë e Zotit duke u bazuar tek e kaluara jonë, dhe lejojmë që kjo të përcaktojë nëse mund t'i besojmë apo jo Atij në të tashmen tonë.



Por është pikërisht në mes të këtij sezoni festiv, që besimi ose mosbesimi ynë bëhet më i dukshëm.



…Do ta mbushim veten me biskota, ëmbëlsira dhe gatime festash, nëse nuk besojmë se Jezusi është Buka e Jetësqë plotëson dëshirat tona më të thella.



…Do të shqetësohemi për fëmijën tonë rebel dhe të pamend, nëse nuk i besojmë Jezusit që të jetë Bariu i Mirë i cili i sjell delet e humbura në shtëpi.



…Do të zhytemi në vetmi, duke u ndier të harruar, nëse nuk i besojmë Jezusit të jetë Emanuel, Perëndia që banon me ne, edhe kur jemi vetëm.



…Do të ngutemi të krijojmë atmosferën e përsosur të Krishtlindjes nëse nuk i besojmë Jezusit që të jetë i Shenjti Zot i cili na bën të përsosur.



Çdo moment është një mundësi e re për t'i besuar besnikërisë së Zotit në një milion mënyra të vogla, dhe gjithçka fillon duke mësuar të pushosh.



Po sikur në vend që të nxitonim pamenduar në ditët tona më të ngarkuara, të nisnim çdo mëngjes me praktikën e thjeshtë të pushimit? Le të bëjmë siç bën psalmisti, të mësojmë shpirtrat tanë të gjejnë prehje vetëm tek Ai: të kujtojmë veprat e Tij dhe mirësinë e Tij, të shprehim nevojën tonë të dëshpëruar për Të, të mbajmë mendjet dhe zemrat tona në praninë e Tij, dhe të deklarojmë sigurinë tonë në besueshmërinë e Tij.



Sepse Ai që krijoi ekzistencën e botës, erdhi si një foshnjë i pafuqishëm në atë natë të shenjtë, të bekuar e të heshtur, për të sjellë sot qetësi dhe paqe në jetën tonë.



Pyetje Reflektimi:Cili nga emrat e Jezusit të drejtohet ty dhe sfidave specifike me të cilat po përballesh në jetën tënde? Si të duket të besosh dhe të prehesh tek Zoti këtë sezon Krishtlindjesh? Çfarë do bëje ndryshe?



Do Të Mësosh Më Shumë?Shkarko Zbuloj Emrat e Jezusitdhe merr një nga ditaret e lutjes “Emrat e Jezusit”, bllokun me shënime të “Çlodhjes” dhe një Lutje për Çlodhjen e Krishtëlindjes të stampuar.




Dita 4

Rreth këtij plani

All Is Calm: Receiving Jesus' Rest This Christmas

Ky është një sezon i gëzueshëm, por edhe shumë i ngarkuar. Eja për disa momente pushimi dhe adhurimi, që do të të mbështesin gjatë gjithë detyrave të gëzuara të sezonit. Bazuar në librin “Zbuloj Emrat e Jezusit”: Një Dev...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shtëpinë Botuese Moody që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://onethingalone.com/advent

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë