Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjithçka Është e Qetë: Të Marrësh Çlodhjen e Jezusit Këtë Krishtlindje Shembull

All Is Calm: Receiving Jesus' Rest This Christmas

DITA 4 NGA 5

Dita e Katërt: Kërko Qetësinë e Tij



A e ke ndjerë ndonjëherë Shpirtin e Shenjtë duke të shtyrë të bësh një pushim nga përgatitjet e festave dhe të ulesh për pak kohë në prani të Jezusit, vetëm për t’u pastruar dhe për t'u përqëndruar në detyrën tjetër në listën tënde?



Unë e kam ndjerë.



Shpesh e shtyjmë veten me shpejtësi të çuditshme, duke u zgjuar herët në mëngjes dhe duke qëndruar zgjuar deri vonë, duke shfrytëzuar në maksimum çdo orë të ditës për të gjitha vlerat e saj. Në fund ndihemi kaq shumë të lodhur nga ngutja jonë, vështirë se mund ta shijojmë bukurinë e sezonit të Krishtlindjeve.



Dhe ndonjëherë, kjo është me të vërtetë vetëm një maskë për të fshehur dhimbjet më të thella. Nëse do ta mbanim veten të zënë gjatë gjithë kohës, nuk do të mund të njihnim plagët paralizuese që mbartim. Kemi frikë nga qetësia, kështu që nuk lëmë pa bërë asnjë detyrë, edhe pse të jesh në vazhdimësi nën tiraninë e urgjencës kërcënon të na zhbëjë.



Megjithatë, përgjigjja nuk është t’i hedhim traditat tona nga dritarja dhe të bëhemi një person shpirtlig dhe jo miqësor. Përkundrazi, ne duhet të përfshijmë veten në momente qetësie, në mënyrë që të mund të punojmë nga një vend i plotësisë dhe pushimit. E vërteta është se shpëtimi i Zotit na vjen kur pendohemi dhe pushojmë, dhe forca e Tij kur jemi të qetë dhe besojmë.



Këtë sezon të Krishtlindjeve, guxo të jesh i qetë, edhe nëse vetëm për dy minuta çdo ditë. Sillja Zotit listën tënde të gjërave për të bërë dhe lëre në këmbët e Tij. Provo bukurinë e pranisë së Tij, ndërsa reflekton në emrat e Tij dhe lejo që Ai të të shërojë nga dhimbjet e thella.



Shpall Drejtimin e Tij gjatë jetës tënde: shpreh nevojën tënde të dëshpëruar për Të dhe lejoji vetes të jesh i qetë. Shijo praninë e Tij.



Ai është Emanuel - Perëndia me ne. Ai sheh. Ai dëgjon. Lejoje të të qetësojë me dashurinë e Tij.



Lutje:Qetësoje zemrën time me dashurinë Tënde, Zot. Shpall paqen Tënde mbi jetën time, ashtu si i fole ujërave të stuhishme të qetësoheshin. Silli shërim dhimbjes në zemrën time për humbjen e një të dashuri, për tragjedinë ose traumën, për shpresat e thyera dhe ëndrrat e shkatërruara. Ti, Ringjallja dhe Jeta, jepi jetë të re pjesëve të dobësuara të shpirtit tim. Ndiz një shkëndijë të re shprese në mua për të ardhmen. Më mëso të jem e qetë dhe të marr nga prania Jote jetëdhënëse. Amen.


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

All Is Calm: Receiving Jesus' Rest This Christmas

Ky është një sezon i gëzueshëm, por edhe shumë i ngarkuar. Eja për disa momente pushimi dhe adhurimi, që do të të mbështesin gjatë gjithë detyrave të gëzuara të sezonit. Bazuar në librin “Zbuloj Emrat e Jezusit”: Një Dev...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shtëpinë Botuese Moody që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://onethingalone.com/advent

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë