Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 50 NGA 366

«Kur rruga e një njeriu shkatërrohet nga budallallëku i tij, zemra e tij tërbohet kundër Zotit» (Fja. 19:3, RSV).

Nuk ka asnjë libër si Bibla mbi psikologjinë. Ajo jep perceptime mbi sjelljen njerëzore që nuk mund t'í gjesh në ndonjë vend tjetër. Këtu, për shembull, ajo përshkruan një njeri, kokëfortësia e të cilit e shkatërron jetën e tij, mirëpo në vend që të fajësojë vetveten, ai kthehet dhe e shfren mërzinë që ka mbi Zotin.

Sa e vërtetë për jetën! Ne kemi njohur njerëz që kanë bërë një rrëfim se janë të krishterë, por që më vonë përfshihen në forma të turpshme të imoralitetit seksual. Kjo u sjell turp, çnderim dhe shkatërrim financiar. Por a do të pendohen? Jo, ata u kthyen kundër Krishtit, refuzuan besimin dhe u kthyen në ateistë militantë.

Shumë më shpesh se sa ndoshta arrijmë ta kuptojmë, apostazia i ka rrënjët e saj te dështimi moral. A. J. Pollok (Pollock) tregon kur takoi një të ri që filloi të vjell çdo lloj dyshimi dhe mohimi për sa i përket Shkrimit. Kur Polloku e pyeti: «Cilit mëkat i ke shkuar pas qejfit?», i riu ndaloi dhe e zbrazi zemrën duke treguar një histori tronditëse mëkati dhe paturpësie.

Padrejtësia e madhe qëndron në rrugën e çoroditur të njeriut kundër Zotit për pasojat e mëkatit të vetë njeriut. W. F. Adeney tha: «Është e tmerrshme që ta akuzosh providencën e Perëndisë me pasojat e veprimeve që Ai t'i ka ndaluar».

Sa e vërtetë është se «kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij» (Gjoni 3:20)! Apostulli Pjetër na kujton se tallës «të cilët do të ecin sipas dëshirave [epsheve] të veta» janë «me dashje të paditur». Polloku komenton: «Kjo na jep një të vërtetë tepër të rëndësishme se paaftësia dhe ngurrimi për të pranuar të vërtetën e Perëndisë vjen kryesisht për shkak të asaj që është morale. Shpesh një njeri dëshiron të vazhdojë me mëkatin e tij apo mishi ka një antipati të natyrshme për Perëndinë. Ndoshta karakteri hetues i dritës dhe ndikimi ndalues i Biblës u vjen zët. Nuk është koka që është aq shumë në faj sa zemra».

Shkrimet e Shenjta

Dita 49Dita 51

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al