Shëmbëlltyrat e JezusitShembull

NJERIU I PASUR DHE LLAZARI
Në këtë shëmbëlltyrë marrim dy mësime nga Jezusi: një mbi përdorimin e pasurisë sonë dhe e dyta për besimin tonë në Shkrimet e shenjta.
Në pjesën e parë të kësaj shëmbëlltyre (vargjet 19-26) shohim se fati i dy burrave është i kundërt kur ata lëvizin nga jeta në përjetësi. Llazari, i cili madje dëshironte edhe thërrimet qe binin nga tryeza, mbartet nga engjëjt që të jetë me Abrahamin. Njeriu i pasur, i cili nuk mund të shqetësohej me lypësin, tani duron vuajtjen e përjetshme. Kjo shëmbëlltyrë nuk është këtu për të na mësuar se çfarë është jeta e përtejme, por për të treguar se sa e rëndësishme është që ne të përdorim pasurinë tonë, çfarëdo shume që kemi, për të dashur dhe për t’u kujdesur për ata rreth nesh, jo për të fuqizuar çdo dëshirë qe kemi. Pasuria, madje pasuria e bollshme, nuk është e keqe. Ajo që duhet të jemi të kujdesshëm është përdorimi i saj. A është për kujdesin e Mbretërisë apo për kënaqësinë e mishit?
Sapo njeriu i pasur kupton gabimin e tij, dëshira e tij është të paralajmërojë vëllezërit e tij në mënyrë që të shmangin mundimet, por Abrahami i kujton atij se tashmë kanë një paralajmërim në Shkrimet e shenjta. Njeriu beson se një shenjë e mrekullueshme do të ndryshojë mendjet e tyre, por Abrahami nuk është dakord. Ne duhet të shmangim grackën e njëjtë si njeriu i pasur, duke kërkuar një shenjë, ndërkohë që i anashkalojmë fjalët e Perëndisë të drejtë përpara nesh. Jezusi bëri shenjë pas shenjës në shërbesën e Tij, por jo të gjithë besuan dhe e ndoqën Atë. Duhet të jemi mirënjohës për të pasur sa më shumë paralajmërime (dhe shumë më tepër) siç i kemi në Shkrimet e shenjta, pa kërkuar vazhdimisht më shumë nga Krijuesi.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky plan do t'ju çojë nëpër shëmbëlltyrat e Jezusit, duke eksploruar atë që disa prej mësimeve të Tij më të mëdha do të thonë për ju! Ditët e shumëfishta të kapjes lejojnë që lexuesi të qëndrojë aktual në plan dhe të ketë kohë për të reflektuar dhe për t'u inkurajuar nga dashuria dhe fuqia e Jezusit!
More
We would like to thank Trinity New Life Church for this plan. For more information, please visit: http://www.trinitynewlife.com/
Plane të ngjashme

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo Ditë

Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi Qesharak

Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e Perëndisë

Ta përdorësh kohën tënde për Perëndinë

Më mirë së bashku

T’i besosh Perëndisë është mirë pavarësisht çdo gjëje

Duke Ndjekur Paqen