Sfida - 40 Ditë Lutje!Shembull

40 Ditë Lutje— Fillimi i një jete të re!
Perëndia po lëviz në mënyra të mrekullueshme, dhe ndërsa afrohemi drejt fundit të këtij rrugëtimi lutjeje, le të besojmë për bekime të mëdha mbi Shqipërinë dhe kombin tonë.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi që bekimi dhe favori i Perëndisë do të jetë i madh në Shqipëri dhe mes Shqiptarëve.
📖Vargu i Ditës:
«Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.»
—Veprat e Apostujve 2:17 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të jesh një bekim për dikë sot?
💪Sfida e Ditës:
Ndaje një dëshmi me dikë dhe inkurajoje të besojë te Perëndia.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: icf.al