Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të Gjitha Gjërat të Reja Shembull

All Things New

DITA 5 NGA 5

Mbaj mend se Pali u shpjegoi Korintasve se shtyrja e udhëtimit të tij vinte nga një zemër e sinqertë.

Sinqeriteti është disi si një cilësi e humbur në kohën tonë, e pushtuar nga manipulimi, duke mbuluar të vërtetën, përgjigjet pasive-agresive, gënjeshtrat dhe lajkat. Sa më i pasur mund të ishte trupi i Krishtit nëse do të ishim të pastër dhe të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, si dhe për ata nëpër botë?

Ne nuk mund ti themi qëllimisht njerëzve po, kur vërtet nënkuptojmë jo, ose të themi jo kur vërtet nënkuptojmë po, por ne e bëjmë këtë në mënyra më të lehta.

Nëse do kishim ndaluar këtu, do të kishim një mësim vërtet të dobishëm për integritetin dhe ndershmërinë. Por Pali ka më shumë për ne sesa thjesht të ngrejë matësin tonë të integritetit.

Një dallim i besimit të Krishterë është se nuk ka të bëjë thjesht me arritjen e standardeve morale ose të dukesh si një i Krishterë që sillet mirë, për hir i të qënit njeri i mirë. Pali kishte kaluar tashmë pjesën më të madhe të jetës së tij në atë ndjekje, duke arritur një arsimim Hebre të shkëlqyer, duke qenë anëtar i Farisenjve, duke u mësuar nga një rabin i lartë, dhe duke ekzekutuar vetë-drejtësinë me përsosmëri. Por ai e kuptoi se e gjithë “mirësia” e tij nuk ishte asgjë tjetër veçse një grumbull me pleh (Fil. 3: 8).

Tani që ai po mbron veprimet e tij ndaj Korintasve, çështja e tij është se të qenit i pavendosur ndaj tyre do të shkonte kundër një prej besimeve të tij thelbësore: Zoti është besnik. Ai nuk mund të gënjejë. Ai nuk mund të kthejë Fjalën e Tij. Ai bëri një premtim të besëlidhjes për të shpenguar fëmijët e Tij, dhe çdo premtim i përfshirë në atë është "po" në Jezusin. Dhe Jezusi është po-ja e Zotit për ne për një jetë kuptim plotë dhe me shpresë që aq shumë dëshirojmë (2 Kor. 1: 19-20). Me fjalë të tjera, "Sepse në lidhje me [Jezusin], çdo premtim i fundit i Zotit merr një "po" për përgjigje." Nëse Zoti nuk është i palëkundur me pohimet dhe mohimet e Tij, atëherë as Pali nuk ishte.

Ndoshta një nga arsyet që nuk jemi gjithmonë të sinqertë ose të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet tona është sepse nuk jemi të rrënjosur në "po-në" e Krishtit. Unë e di që kam gabuar dhe ndonjëherë kam manipuluar situata, sepse kam dashur të bëj jetën time ashtu siç doja. Duke qëndruar ngjitur te një “po” ose “jo”, mund ta kishte kërcënuar atë ndjekje. Por kur unë jam në gjendje t'i besoj besnikërisë së Zotit, si karakterit të Tij ashtu edhe sundimit gjatë jetës sime, nuk kam pse të jem manipulues ose i pasinqertë. ​​

Ndërsa mbyllim studimin tonë, cila ka qenë pjesa më bindëse për ty?

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

All Things New

Në këtë udhëtim përmes Librit të 2 Korintasve, “Të Gjitha Gjërat Të Reja” eksploron teologjinë e Palit për besimin aventuresk në këtë botë dhe thirrjen e Zotit për të qënë të guximshëm. Kelly Minter na ndihmon të kuptojmë se si ecja e krishterë mund të duket në kundërshtim me tendencat tona natyrore, por vërteton se është pafundësisht dhe përjetësisht më e mirë. Në këtë plan leximi 5-ditor, do të shqyrtosh çështje të tilla si: si të veprosh me marrëdhënie të vështira, t'i besosh Zotit me reputacionin tënd, të themelosh identitetin tënd në Krishtin, të kuptosh qëllimin e vuajtjes dhe sigurimin e Zotit në të, dhe si duhet të bëhemi drita e ungjillit në botë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë LifeWay Women që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.lifeway.com/allthingsnew