Ne krenohemi e për këtë dëshmon edhe ndërgjegjja jonë, se kemi jetuar në botë, e veçanërisht mes jush, me thjeshtësi dhe me sinqeritetin që vjen nga Perëndia, të udhëhequr nga hiri i tij e jo nga urtia njerëzore. Nuk po ju shkruajmë gjë tjetër, përveç asaj që lexoni e kuptoni. Unë shpresoj se deri në fund do ta kuptoni plotësisht, sikurse deri diku na keni kuptuar edhe ne, se në Ditën e Zotit Jezu ne do të krenohemi me ju dhe ju do të krenoheni me ne. Me këtë bindje desha të vija së pari te ju, që të gëzoheshit dyfish. Doja të kaloja nga ju për të shkuar në Maqedoni e nga Maqedonia të kthehesha përsëri te ju, që të më përcillnit për në Jude. Kur vendosa të bëja kështu, mos vallë po veproja me mendjelehtësi? Mos vallë i marr vendimet sipas gjykimeve njerëzore, që të them «po» e «jo» njëherësh? Perëndia dëshmon se fjala jonë për ju nuk ka qenë «po» e «jo» njëherësh, se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, që e shpallëm mes jush unë, Silvani e Timoteu, nuk ishte «po» e «jo» njëherësh. Përkundrazi ai u bë «po-ja» e Perëndisë. Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen». Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos, dhe ai që na ka vulosur duke vënë Shpirtin e tij në zemrat tona si kapar. Por për këtë thërras Perëndinë si dëshmitar për shpirtin tim: unë nuk u ktheva në Korint, se nuk doja t'ju bëhesha barrë. Nuk duam të sillemi si zotër të besimit tuaj, por si bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj, meqenëse qëndroni të fortë në besim.
Lexo 2 Korintasve 1
Dëgjoj 2 Korintasve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 1:12-24
5 Days
In this journey through the Book of 2 Corinthians, All Things New explores Paul's theology of adventurous faith in this world and God's call for us to be bold. Kelly Minter helps us understand how the Christian walk may seem contrary to our natural tendencies, but it proves to be infinitely and eternally better. In this 5-day reading plan, you'll explore issues such as: how to deal with difficult relationships, trusting God with your reputation, grounding your identity in Christ, understanding the purpose of suffering and God's provision in it, and how we are to be gospel lights in the world.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video