Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Himni I HiritShembull

Himni I Hirit

DITA 4 NGA 5

Dëgjon çdo ditë... zëra të ndryshëm. Disa janë në kokën tuaj. Disa vijnnë nga burimet tuaja sociale. Disa vijnë nga miqtë tuaj. Disa vijnë nga ata që dukshëm nuk ju pëlqejnë.

Ata janë zërat që përpiqen t'ju tregojnë se kush jeni ... dhe çfarë duhet për t'u bërë ai që duhet të jeni.

Një nga problemet me të gjithë ata zëra është se ata nuk mund ta mbajnë fjalën e tyre. Identiteti juaj nuk është diçka që për ta mbajtur ju duhet të luftoni, ta fitoni, apo kuptoni. Është një dhuratë nga Perëndia.

Pastori dhe teologu John Piper shkruan: "Në Jezusin, ne nuk e humbim identitetin tonë të vërtetë, por bëhemi vetvetja e vërtetë, vetëm në Të."

Pra, ku e gjeni identitetin tuaj të vërtetë?

Në para? Në ndjekësit? Në arritje? Në pamje? Në politikë? Në pushtet? Në status? Në seks?

Jo, vetëm në Jezusin.

Në 2 Korintasve 5:17 thuhet, "Prandaj, nëse dikush është në Jezusin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

Ky është lajm i madh! Do të thotë se nuk keni pse dyshoni rreth identitetit tuaj. Identiteti juaj vjen nga Perëndia që ju krijoi dhe ju shpëtoi. Ai thotë: “Ti je një krijim krejt i ri për shkak të Jezusit... i lirë nga përpjekjet për të fituar miratimin e të tjerëve, i lirë nga përpjekjet për të provuar vlerën tënde, i lirë nga arratisja e të shkuarës tende .”

Me hirin e Perëndisë nëpërmjet Jezusit, ju nuk jeni ai që ishit, ai që të tjerët mendojnë se jeni ose çfarë thotë bota se duhet të jeni. Në vend të kësaj, ju jeni një fëmijë i dashur i Perëndisë.

Dhe këtu është vërtet pjesa më e bukur...

Për shkak se Perëndia ju krijoi, sa më shumë t'i afroheni Atij, aq më shumë bëheni versioni përfundimtar i atij që Ai ju krijoi. Në një farë mënyre, Perëndia jua kthen identitetin tuaj të vërtetë, pikërisht atë identitet për të cilin ju harxhoni shumë kohë dhe përpjekje për ta kutpuar.

E kuptoni se çfarë do të thotë kjo?

Sa herë që të tjerët ju rrëzojnë, ju vini në dyshim veten ose ndjeni dëshirën për të fituar miratimin e botës, ndërkohë qe duhet të beni të kundërtën, pasi e mabartni të vertetën brenda jush. Ju mund të qëndroni të vendosur dhe të thoni: “Pa dyshim, që unë e di kush jamë. Unë jam një fëmijë i Perëndisë, i falur, i liruar dhe i ri nëpërmjet Jezusit.”

Provojeni sot; në punë, në rrjete sociale, me miqtë tuaj, vetëm në zemrën tuaj. Pohoni identitetin që Perëndia thotë që jeni nëpërmjet Jezusit. Merreni atë. Besojeni. Jetoni në të. Dhe mos harroni kurrë se sa shumë ju do Perëndia.

Bekime,

—Nick Hall

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Himni I Hirit

Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë PULSE Outreach për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://anthemofgrace.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë