Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Himni I HiritShembull

Himni I Hirit

DITA 1 NGA 5

"Si mund të më dojë dikush?"

A e keni menduar ndonjëherë diçka të tillë? Unë po.

Duke u rritur, unë isha larg të të qenit perfekt. Jam akoma. Por si adoleshente, mbajta shumë faj dhe turp. Njerëzit më thoshin gjëra të tilla si, "Perëndia të do" ose "Ai ka plane të mira për jetën tënde". Por është e vështirë të besosh diçka të tillë kur ndihesh kaq i padenjë… kaq i padashur.

Kjo është arsyeja pse më pëlqen historia e këngës "Hiri i Mrekullueshëm".

Hiri i mrekullueshëm sa ëmbël tingëllon,

Shpëtove një përbuzës si mua!

Dikur isha i humbur, por tani jam gjetur;

Isha i verbër, por tani shoh.

Pavarësisht nëse keni kaluar kohë në kishë apo jo, me siguri e dini këtë këngë. Si një nga këngët më të transmetuara në histori, "Hir i mrekullueshëm" është kënduar nga Elvis, Aretha Franklin dhe Bono. Ajo u këndua kur Nelson Mandela fitoi zgjedhjet si President dhe madje u shfaq edhe tek seriali The Simpsons!

Por ajo që mund të mos e dini është se "Hiri i mrekullueshëm" është shkruar nga një kapiten skllevërish në shekullin e të tetëmbëdhjetë, i quajtur John Newton.

Shumë prje nesh, nëse do krahasoheshit me Njutonin, do të ndiheshit më të denjë, më të pastër. Nëse mendoni se keni bërë gabime? Nëse mendoni se jeni të pisët? Me lejoni t’ju them që duart e Njutonit ishin të lyera me shfrytezim nga përfitimet e pista nga tregtia e njerëzve.

Pra, si mund të shkruante ky njeri një këngë të tillë që kremton se sa shumë e do Perëndinë?

“Hiri” është përgjigja.

Lajmin e Mirë që na solli Jezu Krishti, nuk është se ju dhe unë mund të pastrojmë veten aq sa të na dojë Perëndia. Është se, ndërsa dinte më të keqen për ne, Perëndia u kthye me dashuri drejt nesh për të na shpëtuar nga mëkatet tona.

Romakët 5:8 thotë kështu: “Por Perëndia e tregon dashurinë ndaj nesh në atë, kur ende ishim mëkatarë, Jezusi vdiq për ne”.

Xhon Njutoni kaloi vite duke u tallur me hirin e Perëndisë. Ai kishte dëgjuar të njëjtat gjëra për dashurinë e Perëndisë, ashtu si edhe unë kisha dëgjuar përgjatë rritjes time. Ndoshta edhe terësisht të njetat gjëra. Por ai nuk mund ta besonte… nuk donte ta besonte.

Pastaj një natë, ndërsa drejtonte anijen e tij të skllevërve në një stuhie të fuqishme, ai iu drejtua Zotit për mëshirë. Kur anija e tij kaloi shëndoshë e mirë, ai më në fund besoi te Jezusi dhe mori hirin që e kishte refuzuar për kaq shumë kohë.

Më vonë, Njutoni kontriboi në dhënien fund të tregtisë së skllevërve në Britaninë e Madhe. Ai u bë një predikues, u kujdes për të varfërit dhe ndërtoi një reputacion të ri, dhe si një pastor, mblodhi njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku.

Hiri i Perëndisë jo vetëm që e shpëtoi Njutonin, por gjithashtu e ndryshoi Njutonin.

Por, pavarësisht se sa shumë u rrit Njutoni në mardhënie me Zotin, ai kurrë nuk harroi se gjithçka i ishte ofruar për shkak të hirit. Mëkatet i tij meritonin të gjykoheshin. Edhe tonat gjithashtu. Por dashuria e Perëndisë e shtyu Atë ta kalonte atë gjykim mbi Jezusin, i cili vullnetarisht zuri vendin tonë në kryq. Ky është hiri i mrekullueshëm.

Njutoni më vonë, gjatë jetës së tij, tha…

"Më kujtohen dy gjëra: që unë jam një mëkatar i madh - dhe se Jezusi është një Shpëtimtar i madh!"

Kështu, në lidhje me ju, me gjithë fajin dhe turpin që ndjeni? Me gabimet tuaja? Me gjërat që keni berë ose thënë, që do dëshironit ti ktheni pas? Ndiheni të padëshëruar? Mendoni që mëkati juaj është shumë për hirin e Perëndisë?

Le të marrim një mësim nga Njutoni sot dhe të ndalojmë në të vërtetën dërrmuese, që dashuria e Perëndisë nuk varet nga vlera jonë dhe që hiri i Tij është më se i mjaftueshëm për të shpëtuar të mjerë si ne.

Bekime,

--Nick Hall

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Himni I Hirit

Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë PULSE Outreach për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://anthemofgrace.com/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë