Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Beso, Nxito, dhe PushoShembull

Trust, Hustle, And Rest

DITA 3 NGA 4

Nxito



Gjatë dy ditëve të kaluara, kemi eksploruar presionin që ne të Krishterët duhet të përqafojmë në punën tonë, midis besimit në Zot dhe nxitjes për t'i bërë gjërat të ndodhin në punën tonë të zgjedhur. Siç pamë dje, Solomoni shtron një sekuencë për të udhëhequr mendimin tonë për këtë temë, duke filluar me besimin e punës sonë tek Zoti (Fjalët e Urta 16:3). Në vargun e nëntë të të njëjtit kapitull, Solomoni na inkurajon të nxitojmë, duke thënë: "Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij."



Po, Perëndia na ka thirrur të besojmë në Të, por Ai gjithashtu me mirësi na ka dhënë mendje për të planifikuar dhe zbatuar. Pasi t'i kemi besuar veprat tona tek Zoti, ne jemi thirrur të nxitojmë, të punojmë "me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit" (Kolosianëve 3:23).



Shumë shpesh, kam frikë se ne të Krishterët përqendrohemi tepër ose te besimi ose te nxitimi. Disa të Krishterë përdorin “pritjen në kohën e Zotit” si një liçensë për dembelizëm jo-biblik, ndërsa të tjerë nxitojnë aq shumë sa nuk janë të shëndetshëm fizikisht, shpirtërisht, dhe emocionalisht. Bukuria e Fjalëve të Urta 16:9 është se ajo bekon qartë, përqafimin e tensionit midis këtyre dy të vërtetave. Po, ne duhet të pranojmë që "Zoti drejton hapat tanë", por është gjithashtu e drejtë dhe e mirë për ne që "të programojmë rrugën tonë," të hartojmë, ndërtojmë, planifikojmë, zhvillojmë, pikturojmë, përtërijmë, shkruajmë, reklamojmë, dhe shesim.



Puna jonë është një nga mënyrat kryesore me anë të cilës i duam të afërmit tanë dhe i shërbejmë botës. Mos harro, puna ekzistonte para Rënies në Kopshtin e Edenit. Puna është një gjë thelbësore e krijuar nga Zoti, për të zbuluar karakterin dhe dashurinë e Tij dhe për t'u shërbyer të tjerëve. Për këtë arsye, ambicia për punën tonë që drejton nxitjen tonë, mund të jetë një gjë e mirë. Por siç do ta shohim nesër në ditën e fundit të këtij plani, është vetëm kur nxitimi ynë shoqërohet nga besimi në Zot, që ne do të gjejmë pushim të vërtetë.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Trust, Hustle, And Rest

Bibla na urdhëron të punojmë shumë, por gjithashtu na tregon se është Perëndia—jo ne—ai që prodhon rezultate përmes punës sonë. Siç do të tregojë ky plan katër ditor, profesionisti i Krishterë duhet të përqafojë tensioni...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Jordan Raynor që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.jordanraynor.com/trust/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë