Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 3 NGA 7

Qëndro

E kam menduar shumë herë se sa ndryshe do të ishte jeta ime, nëse do të hiqja dorë kur të kisha dëshirë. Historia ime mund të bëhet diçka e tillë si, "Po, mendoja se duhet të isha bërë pastor, u përpoqa njëherë dhe gjërat nuk funksionuan. Kështu shkojnë këto gjëra.”

Jam i sigurt që do të duhet të luftosh me sfida të rastit në sezone të ndryshme të jetës tënde: një shef që nuk mendon se mund ta durosh edhe një ditë tjetër, një marrëdhënie që befas të lëndon, një ëndërr që nuk ka më burime, një lëvizje që ka dështuar pritshmërit e tua. Kur përballesh me vështirësi, është e natyrshme të rishikosh vendimet e tua të mëdha, që ndryshojnë jetën. Ti mund të bësh pyetje si këto.



  • A duhet t'i shfrytëzoj shanset e mia, të lë këtë punë dhe të kërkoj diçka tjetër?
  • Pas tradhtisë së bashkëshortit tim - është koha të eci përpara?
  • A jam vërtet i aftë për të drejtuar një biznes? A duhet t'i shkurtoj humbjet e mia përpara se gjërat të përkeqësohen?


Në secilin prej këtyre shembujve - dhe me zgjedhjet kryesore të jetës - je në një udhëkryq të rëndësishëm në rrugë, dhe është koha për të vendosur: Duhet të qëndroj apo të largohem?



Jam duke zgjedhur të heq dorë ngaqë është gjëja e duhur, apo sepse duket se largimi do të ishte më i lehtë?

Shpesh vendimi më i mirë dhe më i dobishëm që mund të marrësh, është të qëndrosh në rrugë, edhe kur do të ishte më e lehtë të kthehesh dhe të largohesh. Nuk po them se nuk do të duhet kurrë të largohesh. Por para se të vendosësh, pyete veten, "A po zgjedh të heq dorë sepse është gjëja e duhur apo sepse duket se të largohem do të ishte më e lehtë?" Ndonjëherë vepra më e madhe e besimit, është besnikëria duke qëndruar aty ku je mbjellë. Mbas disa vitesh mund të shikosh prapa dhe ta falënderosh Zotin, që vendose të qëndroje kur do të kishte qenë më e lehtë të ikje.



Mos harro, Zoti të bëri në imazhin e Tij dhe Ai është autori dhe përfunduesi i historisë tënde. Ti nuk je një njeri që heq dorë. Ti je një përfundimtar.



Lutje: Zot, a ka ndonjë gjë nga e cila po përpiqem të largohem, nga ato që Ti dëshiron që unë të qëndroj dhe të mbaroj? A do të më japësh forcën Tënde për të vazhduar më tej? Amen.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë