Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 2 NGA 7

Ndalo

Një nga vendimet më të mira që mund të marrësh kur ndjen një impuls ose përballesh me një dilemë të madhe është vendimi për të ndaluar. Bëj një pushim. Lutu për udhëzime. Fli. Merr pak mençuri të perëndishme nga njerëz që i beson dhe imagjino rezultatet e mundshme. Atëherë, pyet veten: "A është kjo diçka që duhet të ndalem plotësisht?"



Shumica prej nesh kemi qëllime të mira ose të paktën një lloj justifikimi për gjërat që ne bëjmë. E megjithatë, shumë prej nesh duken të befasuar kur e gjejmë veten larg drejtimit që duam të shkojmë. Ndryshimet e mëdha në jetën tonë - si ato negative, ashtu edhe ato pozitive - rrallë herë ndodhin pa një seri vendimesh që grumbullohen mbi njëra-tjetrën si domino pafund.



A e sheh se si ndalesa mund të jetë një nga gjërat më produktive që bëjmë? Kur ndalon të bësh një bilancë ku ndodhesh dhe ku dëshiron të shkosh, atëherë mund të vendosësh se si të lëvizësh drejt destinacionit tënd.



Çfarë mund të ndalosh me qëllim që t’i afrohesh më shumë drejtimit hyjnor të Zotit?



A po bën ndonjë gjë që po të shpie në një drejtim që nuk dëshiron të shkosh (ose që Zoti nuk dëshiron që ti të shkosh)? Për çfarë ke nevojë që të ndalosh plotësisht? Një varësi ndaj mediave sociale, alkolit, pornos, miratimit apo punës? Një marrëdhënie jo e shëndetshme? Një qëndrim gjykues? Çfarë mund të ndalosh me qëllim që t’i afrohesh më shumë drejtimit hyjnor të Zotit? Trajto secilën zgjedhje sikur të ishte trampolina tjetër e hedhjes drejt destinacionit tënd.



Kur një sjellje ose marrëdhënie na shpie në një drejtim, ne e dimë se po shkon më larg nga historia që duam të tregojmë, duhet të bëjmë një pushim jo vetëm për të marrë në konsideratë pasojat, por edhe për të zgjedhur ndalimin e udhëtimit në drejtimin e gabuar. Me siguri e ke dëgjuar fjalën "pendim". Një nga kuptimet e saj të drejtpërdrejta është të kthehesh mbrapa. Kur pendohesh, ti ndalon së shkuari në një drejtim dhe kthehesh te Zoti dhe në rrugën e Tij për ty.



Në këtë kuptim, ndalesa në të vërtetë do të thotë të hedhësh një hap në një drejtim të ri. Mund të jetë e nevojshme të lëvizësh drejt përgjegjësisë, faljes, miqve të duhur ose një vendi të ri për të jetuar.



Pyet veten:

1. Nëse bëj zgjedhjen që po marr në konsideratë të bëj, ku mund të më shpjerë?



2. Çfarë mund të ndaloj me qëllim që t’i afrohem më shumë drejtimit hyjnor të Zotit?


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë