Duke Ndjekur PaqenShembull

Në Paqe Me Të Kaluarën
Gjetja e paqes me të kaluarën mund të jetë një sfidë, qoftë një vendim për të cilin ju vjen keq, ose për të falur dikë që ju ka lënduar.
Është e rëndësishme të merreni me të kaluarën, që të mos ketë pushtet mbi të tashmen apo të ardhmen. Imagjinojeni atë sikur po ngisni një biçikletë. Nëse vazhdon të shikosh prapa, ose e fokuson shikimin poshtë, do të përfundosh pashmangshmërisht duke u përplasur me diçka. Është e rëndësishme, të vazhdosh të shohësh përpara dhe të angazhohesh në gjërat e reja, që po bën Perëndia.
Një mënyrë e rëndësishme, për të bërë paqe me dhimbjet e kaluara, është zgjedhja e faljes. Kur e falni dikë që ju ka lënduar, nuk do të thotë që e miratoni atë që ka ndodhur. Përkundrazi, kjo do të thotë që po e lejoni veten, që të ecni përpara me jetën tuaj. E kaluara juaj e bukur, është e mirë për dy gjëra: për të mësuar dhe për të shijuar jetën që Perëndia të ka dhënë.
Proverb Afrikan:
Kur ka paqe në vend, shefi nuk mban mburojë. ~ Proverb Ugandes
Paqja dhe pajtimi, është një proces shërimi në të cilin Tearfund, ka qenë i bekuar që të bëjë pjesë. Këtu është një histori nga Ruanda, për mënyrën se si falja mund të shërojë edhe plagët më të thella.
Veproni:
A ka situata ku mendoni, se mbani një mburojë për shkak të mungesës së paqes? Nëse ndiheni të guximshëm, drejtohuni te një varrezë lokale dhe kaloni përmes saj, për të pasur një ndjenjë perspektive për të kaluarën. Shumë gurë varri, do të mbajnë një mesazh të fundit nga të dashurit e tyre duke thënë: "U prefsh në paqe". Jepini vetes kohë, për t’ia lënë mbrojtjen Perëndisë dhe për të bërë paqe me veten, nëse keni keqardhje ose mosfalje për të kaluarën.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.
More