Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Duke Ndjekur PaqenShembull

Pursuing Peace

DITA 2 NGA 7

Në Paqe Me Mjedisin Tuaj

Frika mund të vjedhë paqen tonë. A i shihni ndonjëherë lajmet dhe filloni të ndiheni të frikësuar, se bota duket të jetë gjithnjë e më e dhunshme dhe më kërcënuese se kurrë më parë? Në mes të katastrofave natyrore, ndryshimeve klimatike dhe terrorizmit, Jezusi është i zgjuar, duke qortuar frikën dhe duke na urdhëruar, që të marrim besim dhe të mos kemi frikë.

Në një botë pasigurie dhe frike, mund të duket e ndjeshme të ndërtojmë paqen rreth fortesave të sigurisë, duke u përpjekur të gjejmë një ndjenjë të paqes në veten tonë, nëpërmjet grumbullimit të pasurisë, arritjeve dhe suksesit.

Proverb Afrikan:

Pasuria që skllavëron pronarin nuk është pasuri.~ Yoruba

Paqja që ofron Jezusi është rrënjësisht ndryshe. Është paqja në mes të vuajtjeve, në mes të stuhisë. Ai na thotë: “Qëndro i fortë. Jam Unë. Mos ki frikë!" Në Darkën e Fundit, Jezusi përsërit këto fjalë: "Mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni".

Dëshira e Perëndisë për ne, është të udhëtojmë në këtë jetë pa frikë, por këtë ne nuk mund ta bëjmë pa Atë.

Tearfund, punon në zonat e fatkeqësive duke ndjekur Jezusin, atje ku nevoja është më e madhe. Shikoni këtë video për të parë se si Tearfund Zelandës së Re, iu përgjigj kësaj thirrjeje për të sjellë paqen në tokë.

Veproni:

Ndiqni titujt e lajmeve dhe sapo të përfundojnë, fikni televizorin, uleni gazetën, fikni radion. Lutuni Perëndisë për ato situata dhe i kërkoni Atij, që të sjellë paqen e Tij në secilën prej atyre ngjarjeve.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Pursuing Peace

Tearfund kërkon udhëheqjen e Perëndisë se si të jesh një zë aktiv për paqen, për marrëdhënie të restauruara dhe për pajtueshmëri midis komuniteteve përreth botës. Ky studim 7 ditor ka veprime të përditshme për të restauruar marrëdhënien tënde dhe për t'u lutur për botën ku jetojmë, duke përdorur urtësi të pasuruar nga proverbat afrikane, që na ndihmojnë për të zbuluar paqen e vërtetë të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falenderojmë Tearfund që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.tearfund.org/yv