Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jezusi Më DoShembull

Jesus Loves Me

DITA 5 NGA 7

Mua



Është magjepsëse, të mendosh për njerëzimin nga këndvështrimi i Zotit—qindra miliona njerëz secili duke bërë mijëra zgjedhje çdo ditë. Zoti i sheh vrasjet. Ai sheh pazaret e drogës. Ai sheh nënën shtatzënë që po pi kokainë, duke dëmtuar foshnjën e saj. Ai i sheh burrat dhe baballarët abuzivë, duke lënduar vetë personat që janë krijuar për t’i mbrojtur. Ai sheh luftërat dhe racizmin, fanatizmin dhe padrejtësinë.



Në të njëjtën kohë, çdo ditë, Perëndia sheh me miliona nëna të mira që kujdesen për fëmijët e tyre, që i qetësojnë gjatë natës. Ai shikon baballarë të dashur, që i mësojnë vajzave biçikletën. Ai shikon heronj që sakrifikojnë jetën dhe rehatinë e tyre për të tjerët.



Kur Perëndia shikon gjithë këtë rrëmujë të njerëzimit—të mirat dhe të këqijat—çfarë ndjen Ai? Do të sugjeroja që kjo pyetje—Si më shikon Perëndia mua?—të jetë përgjigja universale për të gjitha pyetjet e njerëzimit.



Perëndia shikon një rrënojë të lavdishme, për të cilën është i etur ta rindërtojë.




  • I Lavdishëm. Ti je krijuar në imazhin e Perëndisë. Ti ke një vlerë të trashëguar dhe një dinjitet, të cilin askush nuk mund të ta rrëmbejë.

  • I Rrënuar. Ashtu si unë dhe çdo person tjetër që do të njohësh, ti je gërryer deri në një farë pike nga e keqja në këtë botë.

  • I Denjë për t'u restauruar. Perëndia dëshiron të të kthejë në personin që ti u krijove fillimisht. Ai dëshiron që të jesh i lirë nga gërryerja; të jesh i lirë nga frika e vdekjes; të jesh i lirë ndarja, dhimbja, i lirë nga rrënimi apo nga çdo gjë tjetër e keqe.



Çdo qënie njerëzore, pa marrë parasysh se sa të meta ka, sa e thyer është apo sa të këqija ka, sërish ka gjurmë dhe shënja të lavdisë fillestare që Perëndia i dha të gjithë njerëzve.



Dhe në të njëjtën kohë, çdo qënie njerëzore, pavarësisht se sa i talentuar, i moralshëm apo i mirë është, sërish ka njolla të theksuara të së keqes që ka njollosur këtë botë dhe të mëkatit që të gjithë ne kemi zgjedhur.



Tek Efesianët 2:10, Perëndia të përshkruan si kryeveprën e Tij, një poemëe punuar; kjo është fjala Greke nga e cila rrjedh fjala “poemë”. Në përjetësi, ne që i besojmë Mjeshtrit për të na restauruar, do të shfaqim shkëlqimin e Tij, do të shpallim se Ai nuk është vetëm qenia më e fuqishme në univers, jo vetëm Krijuesi i shkëlqyer, por edhe Shpenguesi përfundimtar, ai që ndryshon atë të keqe që synonte të shkatërronte. Kjo është ajo që ne jemi në Krishtin.






Në cilat fusha të jetës je i vetëdijshëm për gjëndjen tënde “të shkatërruar?” Në cilat nga këto fusha të jetës, mund të përdorësh fuqinë e Perëndisë për të të “restauruar” dhe për të të bërë një krijesë të re?

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Jesus Loves Me

Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një g...

More

Dëshirojmë të falenderojmë shtëpinë botuese Baker për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://bakerbookhouse.com/products/235847

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë