Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jezusi Më DoShembull

Jesus Loves Me

DITA 4 NGA 7

Më Do



Sot ne shikojmë rëndësinë e asaj që bëri Mesia—Jezus Krishti—sepse veprimet e Tij përcjellin thelbin e dashurisë. Ai dha jetën e Tij, për të paguar mëkatet e botës—për të paguar dënimin për mëkatet e tua dhe të miat. Pra, çfarë do të thotë të thuash, "Jezusi më do mua?" Çfarë do të thotë fjala "dashuri"?



Jezusi me vullnet të plotë la jetën e Tij në kryq, për të të shpëtuar nga mëkati dhe nga vdekja. Tani ti ke një jetë të re, nga momenti që ke besuar në Të dhe ke pranuar dhuratën e shpëtimit. Kjo do të thotë që ti mund të kesh:



Paqe aty ku ankthi të thotë të kundërtën.



Liri nga turpi, me të cilën faji do të të identifikonte.



Liri nga mëkati ku ai do të të skllavëronte.



Një identitet perfekt shpirtëror(shenjtëria).



I pranuar në familjen e Perëndisë në vend që të jetosh vetëm,



dhe sigurinë që dikush të do.




Ndërsa konfirmon besimin, në dashurinë që Perëndia ka për ty, kjo është një lutje që do të të ndihmojë ta personalizosh besimin, se Jezusi e shprehu dashurinë e Tij për ty, kur Ai vuajti në kryq.



I dashur Jezus,



Unë zgjedh të pranoj faljen, që Ti e bëre të mundur kur vdiqe në kryq për mua. Unë besoj në dashurinë që ke për mua, kur pagove çmimin për shpëtimin tim. Faleminderit që more mbi vete mëkatin tim. Faleminderit që vdiqe për mua. Faleminderit për dhuratën e faljes, të jetës së përjetshme dhe të pajtimit me Perëndinë. Jezus, Ti e tregove dashurinë tënde për mua me anë të veprave. Më ndihmo tani që dhe unë ta tregoj dashurinë time për Ty, me anë të veprave. Amen.



Cila është sakrifica më e madhe, që dikush mund të bëjë për të treguar dashurinë për dikë tjetër? Jezusi i është përgjigjur kësaj pyetjeje. Ja se çfarë ka thënë Ai: “Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij” (Gjoni 15:13). Kur Jezusi e bëri këtë deklaratë, Ai po parashikonte se çfarë do të bënte Ai në kryq: do të jepte jetën për ty, mikun e Tij.






Me kalimin e kohës, dashuria e tregon veten e saj me vepra, dhe sa më shumë vetë-sakrifikues të jetë një veprim, aq më e sinqertë dashuria është. Si i tregon njerëzve në jetën tënde se ti i do ata?

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Jesus Loves Me

Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një g...

More

Dëshirojmë të falenderojmë shtëpinë botuese Baker për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://bakerbookhouse.com/products/235847

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë