Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 3 NGA 31

Kur e pranon Jezusin në zemrën tënde si Zot dhe Shpëtimtar, hapet para teje një botë krejt e re e një gëzimi të paprovuar më parë! Zoti e dinte që jeta në planetin tokë nuk do të ishte e përsosur por që do të përjetonim dhimbje, pikëllim dhe zhgënjim gjatë ditëve tona këtu. Për të luftuar ato ditë dhimbjeje torturuese, Ai na dha dhuratën e gëzimit për të na ngritur mbi rrethanat e jetesës në tokë! Gëzimi është një shije e parajsës që u jepet atyre që e njohin Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre. Gëzimi është aftësia për të provuar në njerëzimin tonë bekimet që Zoti gëzon në hyjninë e Tij.

Gëzimi është një nënprodukt i fortë, identifikues që vjen nga një marrëdhënie intime me Mbretin e të gjithë Mbretërve.

Kur merr një vendim të qëllimshëm për të bashkëpunuar me Jezusin dhe t'i nënshtrohesh mbretërisë dhe autoritetit të Tij, je duke marrë një vendim për të marrë gëzim në jetën tënde. Gëzimi nuk varet nga të ardhurat e tua, shëndeti i marrëdhënieve të tua ose vendi ku jeton, por varet nga zgjedhja jote për Të përmes të gjitha vështirësive të jetës. Kur ti vendos t'i japësh jetën tënde Jezus Krishtit, gëzimi të zgjedh ty!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com