Një Shkundje GëzimiShembull

Gjithçka që di rreth bujqësisë e kam mësuar nga babai im, i cili ishte rritur në fermën e familjes së tij, në periudhën para Luftës së Dytë Botërore. Babi kishte një dashuri për tokën dhe për prodhimet që ajo jepte. Momentet e tij më të lumtura kaluan duke gërmuar në pisllëk, duke mbjellur fara në tokën e butë të pranverës, duke hequr barëra të këqija nën diellin e nxehtë të verës dhe pastaj duke vjelur prodhimet që ai dhe Zoti kishin rritur së bashku!
Këtë kam mësuar nga babai im: Nëse do mbjellësh fara kastraveci atëherë do të korrësh kastravec jeshil që shkëlqejnë. Farat e kastravecit nuk prodhojnë kurrë qepë … ose selino ... ose kalli misri. Nëse mbjell lule tulipani, atëherë do të korrësh një peisazh të bukur me tulipanë. Lulet e tulipanit nuk riprodhojnë kurrë zambak... ose pemë me gjelbërim të përhershëm ... ose lule mos më prek. Farërat janë në gjendje të riprodhojnë vetëm atë që përcakton kodi i tyre gjenetik.
Kjo është gjithashtu e vërtetë në mbretërinë e kafshëve, sepse macet lindin vetëm kotele dhe kurrë nuk lindin elefantë, balena apo derra. Kafshët, qeniet njerëzore dhe insektet riprodhojnë vetëm atë që përcakton kodi i tyre gjenetik.
Megjithatë, në Mbretërinë e Perëndisë, ekziston një përjashtim nga ky kod i pakundërshtueshëm i gjenetikës. Në kopshtin e Zotit, kur mbjell me lot, do të korrësh gjithnjë me gëzim! Nëse të ka zënë gjumi duke qarë shumë herë dhe ke përjetuar trishtimin e depresionit, zhgënjimit dhe trishtimit... mos u dorëzo! Gëzimi është duke ardhur! Lotët e tu kanë fekonduar farërat e gëzimit që Zoti ka mbjellë në kopshtin e jetës tënde.
Ata që kanë mbjellë lotët e tragjedisë, pikëllimit dhe zhgënjimit kanë aftësinë më të madhe për gëzim!
Gëzimi nuk është një pamundësi kur ke përjetuar trauma të thella emocionale dhe dhimbje, por është një siguri në Mbretërinë e Perëndisë. Zoti nuk të ka harruar, por është i lumtur që të bashkëpunoj me ty në një shpërthim të mrekullueshëm gëzimi! Momenti më i keq i jetës tënde ka aftësinë të të japë rezultatet më të mira.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.
More
Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com