Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kursi Para-MartesorShembull

The Pre-Marriage Course

DITA 4 NGA 5

Lidhja


Si mund ta mbajmë gjallë dashurinë tonë dhe të qëndrojmë të lidhur gjatë gjithë rrjedhës së një martese?



Kaloni kohë të veçantë së bashku


Të mbajmë dashurinë të gjallë është një zgjedhje e qëllimshme. Ajo përfshin:




  • të investojmë në miqësinë tonë, duke bërë ato gjëra që të dy i shijojmë së bashku

  • të bëjmë një zakon të përditshëm të lidhjes me njëri-tjetrin, verbalisht dhe emocionalisht

  • të organizojmë një takim dashurie javor me partnerin tonë, për të mbajtur romancën, argëtimin dhe dashurinë në rritje midis nesh


Zbuloni nevojat emocionale të partnerit tuaj



Zbulimi i asaj që e bën partnerin tonë të ndihet i dashur, ndërton lidhje të thellë midis nesh dhe na mundëson të duam në mënyrë efektive. Ne mund të jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, në mënyrat se si japim dhe marrim dashuri.



Pesë gjuhët e dashurisë




  1. Fjalë të dashura

  2. Dhurata dashamirëse

  3. Dashuri me kontakt fizik

  4. Kohë cilësore

  5. Veprime të mira



Të pesë mënyrat e shprehjes së dashurisë janë të rëndësishme në çdo martesë, por zakonisht do të ketë një ose dy prej tyre, që komunikojnë dashuri në mënyrën që ne veçanërisht e kuptojmë atë dhe na pëlqen ta marrim atë.



Pasi të keni përfunduar devotshmërinë e sotme, vizitoni www.5lovelanguages.com për të plotësuar një pyetësor të shkurtër, për të konfirmuar rendin e rëndësisë së këtyre gjuhëve të dashurisë për ju.



Mësimi mbi Pesë Gjuhët e Dashurisë, është përshtatur nga libri më i shitur i Dr Gary Chapman, 5 Gjuhët e DashurisëⓇ: Sekreti i Dashurisë që Zgjat (© 2015). Botuar nga Botimet Northfield. I përdorur me leje.



Si të krijoni një marrëdhënie të mirë seksuale


Seksi na bashkon së bashku, jo vetëm fizikisht, por emocionalisht, psikologjikisht dhe madje edhe shpirtërisht.



Si të krijoni dhe mbani një model të seksit të mirë në martesë:



1. Sinkronizoni zemrat tuaja



Jini gati për të folur




  • të flasësh për seksin, mund të marrë guxim pasi kërkon që ne të jemi të cenueshëm me njëri-tjetrin

  • tregojini njëri-tjetrit, se çfarë jua shton dhe çfarë jua largon dëshirën për të bërë dashuri


Mbyllini marrëdhëniet e kaluara seksuale




  • marrëdhëniet e kaluara mund të shkaktojnë xhelozi dhe mosbesim

  • nëse është e nevojshme, shkëputuni në mediat sociale nga njerëzit që ju tërhiqnin dikur dhe fshini emailet / mesazhet / fotot


2. Mendoni ose veproni në një mënyrë të zgjuar dhe të ndjeshme



Seksi i mirë ka të bëjë aq shumë me gjendjen tonë emocionale




  • mbushni mendjet tuaja me atë që është e bukur, e ndershme dhe e respektuar reciprokisht për seksin

  • flisni për pritjet tuaja dhe çdo frikë që mund të keni rreth dashurisë


Problemet që rezultojnë nga abuzimi ose trauma tjetër seksuale nga e kaluara, mund të kërkojnë ndihmë profesionale.



Nëse pornografia është një problem në marrëdhënien tuaj, bëni një bisedë të sinqertë dhe pa gjykim me partnerin tuaj. Marrja e hapave për të ndryshuar zakonet tuaja, do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në marrëdhënien tuaj, dhe do ta bëjë seksin e mirë një realitet në martesë.



Vlerësimi i ulët për veten dhe imazhi i dobët i trupit, ndikojnë në përgjigjet tona seksuale




  • ndërtoni vetëbesimin e partnerit tuaj, duke i thënë se sa të bukur dhe tërheqës janë për ju

  • vazhdoni të admironi trupat e njëri-tjetrit, siç bëjnë të dashuruarit në mënyrë të përsëritur në Këngën e Këngëve


3. Përgatitni trupat tuaj



Ka dallime të konsiderueshme midis burrave dhe grave në eksitimin seksual.




  • zbuloni nga leximi dhe bisedat se çfarë e eksiton partnerin tuaj

  • jepni kohë të mjaftueshme për përgatitje dhe eksitim në intimitet


Krijoni një klimë besimi.




  • seksi i mirë varet nga lejimi i zhvillimit të pjesëve të tjera të marrëdhënies sonë

  • ekziston një lidhje e fortë, midis dhënies së vetes sonë njëri-tjetrit përmes betimeve tona martesore dhe dhënies së vetes në marrëdhëniet tona seksuale

  • praktikoni vetëkontroll - kjo do të jetë thelbësore kur e gjejmë veten të tërhequr nga dikush tjetër përveç partnerit tonë

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

The Pre-Marriage Course

Martesat e forta nuk zhvillohen automatikisht. Shpresa jonë është që ti të zbulosh qëndrimet, vlerat dhe zakonet që nevojiten për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të fortë që do të zgjasë një jetë të tërë. Ky ...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Alpha që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://themarriagecourse.org/try/the-pre-marriage-course

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë