Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kursi Para-MartesorShembull

The Pre-Marriage Course

DITA 2 NGA 5

Konflikti


Në pritje të konfliktit


Konflikti është i pashmangshëm në çdo marrëdhënie.



Çështja nuk është nëse do biem dakord; çështja është se si i trajtojmë ato mosmarrëveshje. Gjëja me të vërtetë e rëndësishme për çdo çift është që të ketë mjetet dhe aftësitë për të zgjidhur konfliktin në mënyrë konstruktive.



Menaxhimi i zemërimit


Zemërimi nuk është i keq në vetvete; është mënyra se si ne shfaqim zemërimin tonë që mund të jetë e dëmshme në një marrëdhënie.



Dy kafshë ndihmojnë për të ilustruar dy mënyra të papërshtatshme dhe të padobishme për të menaxhuar zemërimin tonë:




  • Rinocerontët: të tregojnë se janë të zemëruar menjëherë - ata shkojnë në sulm

  • Iriqët: priren ta fshehin zemërimin e tyre - ka të ngjarë të bëhen më të qetë dhe mund të tërhiqen


Të dy rinocerontët dhe iriqët duhet të mësojnë të shprehin atë për të cilën janë mërzitur me fjalë dhe qetësi.



Duke kërkuar zgjidhje së bashku


Kur ke një mosmarrëveshje:




  • pranoni që në martesë vërtet jeni në të njëjtën anë

  • kërkoni një zgjidhje së bashku që do të jetë e mirë për marrëdhënien tuaj

  • jini gati të shtypni 'butonin e pauzës’ kur është e nevojshme (pyesni veten:: A është kjo një kohë e mirë?’ dhe ‘A është ky një vend i mirë për të transmetuar këtë mosmarrëveshje?’)


Pesë hapa për të gjetur një zgjidhje




  1. Identifikoni dhe përqëndrohuni në çështjen që shkakton konflikt.

    Merrni çështjen që po shkakton konflikt nga mes jush. Vendoseni para jush dhe punojeni së bashku.

  2. Përdorni deklaratat "Unë"

    Shmangni etiketimet (për shembull: 'Ti gjithmonë…' / 'Ti kurrë'). Përshkruani ndjenjat tuaja (për shembull: 'Unë ndihem i mërzitur nga…' ).

  3. Dëgjoni njëri-tjetrin

    Mundohuni të kuptoni dhe vlerësoni perspektivën e njëri-tjetrit. Merrni radhën për të folur.

  4. Gjeni ide për zgjidhjet e mundshme

    Flisni për mundësi të ndryshme. Mund të ndihmojë të shkruani një listë.

  5. Zgjidhni zgjidhjen më të mirë për tani dhe rishikojeni më vonë

    Nëse zgjidhja që provoni nuk funksionon, provoni një tjetër nga lista juaj. Nëse nuk mund të gjeni një zgjidhje së bashku, kërkoni ndihmë.


Procesi për shërimin e lëndimit


Lëndimi është i pashmangshëm në çdo martesë, dhe ky lëndim duhet të shërohet nëse marrëdhënia jonë do të lulëzojë.



Ekziston një proces i thjeshtë, por i fuqishëm për shërimin:




  1. Flisni rreth lëndimit

    Tregoni partnerit tuaj kur ata ju kanë mërzitur. Mos u mbani të lënduar ose lejoni që vetë-keqardhja dhe inati të krijohen brenda jush.

  2. Thuaj më fal

    Krenaria jonë mund ta bëjë të vështirë për ne të themi më fal. Të kërkosh falje do të thotë të marrësh përgjegjësi për fjalët ose veprimet tona të gabuara. Thënia më fal hap rrugën për pajtim.

  3. Fal

    Falja është forca më e madhe për shërimin në një martesë.


Falja NUK është:




  • harresa që lëndimi ndodhi

  • pretendimi se nuk ka rëndësi

  • mos-ballafaqimi me sjelljen e gabuar dhe të dëmshme të partnerit tonë


Falja ËSHTË:




  • përballja me gabimin që na është bërë

  • njohja e emocioneve të brendshme

  • mos-mbajtja e veprës kundër partnerit tonë

  • heqja e dorës nga vetë-keqardhja dhe dëshira për hakmarrje


Falja është para së gjithash një zgjedhje, jo një ndjenjë.




  • falja është një proces - ne shpesh duhet të vazhdojmë të zgjedhim të falim (ndonjëherë në baza ditore). Ndërsa e bëjmë këtë, gradualisht kujtimet e lëndimit mbajnë gjithnjë e më pak fuqi mbi ne.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

The Pre-Marriage Course

Martesat e forta nuk zhvillohen automatikisht. Shpresa jonë është që ti të zbulosh qëndrimet, vlerat dhe zakonet që nevojiten për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të fortë që do të zgjasë një jetë të tërë. Ky ...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Alpha që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://themarriagecourse.org/try/the-pre-marriage-course

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë