Jo i Braktisur: Gjetja e Lirisë si Bijtë dhe Bijat e një Ati të PërsosurShembull

Dita 5:
Imagjino një skarë klasike verore në oborr të shtëpisë. A mund t’i nuhasësh hamburgerat, salçiçet dhe brinjët e derrit në skarë? Ndoshta do ta mbyllësh natën me pjekjen klasike të karameleve marshmallow mbi një zjarr të hapur.
Tani imagjino se ke vetëm një problem të vogël... nuk ke dhëmbë! Ti do të humbasesh shijet e bëra në skarë sepse nuk je pjekur në një vend, ku ke ato që janë të nevojshme për t'i shijuar.
Jeta jonë shpirtërore mund të jetë njësoj si kjo! Ne mund të ngecim dhe të humbasim mundësitë sepse nuk jemi pjekur.
E sheh, Zoti jo vetëm që na lavdëron me bekimin e një Ati, Ai na fton të rritemi duke modeluar jetën tonë pas Tij. Me identitetin tonë të ri dhe ADN-në shpirtërore, ne jemi thirrur të rritemi për t’u bëre si Babai ynë Qiellor. Siç e thotë Efesianëve 5:1: "Bëhuni imitues të Perëndisë, pra, si bij shumë të dashur."
Ne jemi ftuar dhe thirrur të jemi si Ati ynë. Ne e respektojmë Atë dhe vërejmë se si Ai i bën gjërat - mënyrën se si Ai bisedon, lëviz dhe përgjigjet. Ne i vendosim këmbët tona në gjurmët e Tij.
Ajo që është e pabesueshme është që Zoti nuk na ka lënë vetëm të kuptojmë se çfarë të bëjmë; Ai na jep fuqinë e Frymës së Tij të Shenjtë për të na udhëhequr dhe udhëzuar. Si një Atë i përsosur, Zoti merr pjesë në jetët tona. Ai po të thotë ty dhe mua, "Këtu, më lejo të të tregoj se si ta bësh atë."
Këtu janë tre pika për të menduar, për të synuar, ndërsa e imitojmë Atë dhe zhvillohemi në pjekuri shpirtërore.
1. Zgjohu: për kush jemi dhe të kujt jemi. Siç thotë himni i mirënjohur i adhurimit, ne nuk jemi më skllevër…. në braktisje, frikë, padenjësi, pasiguri, abuzim, varësi, tmerr, krahasim, ose vetmi… ne jemi fëmijë të Perëndisë!
2. Prano: nënkuptimin e përbërjes sonë të re gjenetike. Ne hedhim poshtë mëkatin dhe mënyrat e vjetra të jetës dhe vrapojmë drejt gjërave të reja dhe të mira që Zoti po na thërret të bëjmë.
3. Adopto: sjelljen dhe karakterin e Zotit. Studio se si lëviz dhe funksionon Zoti. Gllabëro Fjalën e tij. Bisedo me të. Imito modelin e mënyrave të tij.
Ti je adoptuar nga një Atë i përsosur, i dashur - tani shko dhe bëhu si Ai!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Louie Giglio, Pastor dhe Themelues i Lëvizjes Pasioni, ndan në këtë devocion 5-ditor për të kuptuar karakterin e Zotit në një mënyrë që ndryshon jetën - si një At i përsosur që dëshiron që ti të ecësh në liri si biri ose bija e Tij e dashur.
More