Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 14 NGA 15

Mos u dekurajo sot. Mund t’i lësh "po sikur-et" e tua dhe "nëse-vetëm" në duart e Atij që të do dhe që rregullon të gjitha gjërat.



Edhe pse je një person besimi që ke fituar një farë shkalle letërsie biblike dhe njohuri teologjike, ekziston një gjë për të cilën mund të jesh i sigurt: Zoti do të të hutojë. Teologjia jote do të të japë vetëm një aftësi të kufizuar, për të interpretuar eksperiencat e tua. Komandimet, parimet dhe studimet e rasteve të Shkrimeve të Shenjta do të të çojnë deri në përpjekjen për të kuptuar jetën tënde. Do të ketë momente ku thjesht nuk do të kuptosh se çfarë po ndodh. Në të vërtetë, do të përballesh me momente kur ajo çfarë Zoti (i cili e ka deklaruar Veten të mirë) sjell në jetën tënde, nuk do të duket e mirë. Madje mund të duket edhe e keqe, shumë e keqe.



Tani, nëse besimi yt bazohet në aftësinë tënde për të kuptuar plotësisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, atëherë momentet e konfuzionit tënd do të bëhen momente besimi të dobët. Por realiteti është që ti nuk ke vetëm dy mundësi: të kuptosh gjithçka dhe të pushosh në paqe ose të kuptosh pak dhe të mundohesh nga ankthi. Ekziston një mënyrë e tretë. Në të vërtetë është mënyra e besimit të vërtetë biblik. Bibla po të thotë, se paqja e vërtetë gjendet në pushimin e mençurisë së Atij, që mban të gjitha "po sikur-et" dhe "nëse-vetëm", në duart e Tij të dashura. Isaia e tregon këtë mirë me këto fjalë ngushëlluese: “Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti” (Isaia 26:3).



Paqja e vërtetë, e guximshme dhe e qëndrueshme, paqja që nuk ngrihet dhe nuk bie me rrethanat, nuk do të gjendet në ndarjen e jetës tënde derisa të kesh kuptuar të gjithë përbërësit. Ti kurrë nuk do të kuptosh gjithçka, sepse Zoti, për të mirën tënde dhe lavdinë e Tij, mban pak të mbështjellë në mister. Pra, paqja gjendet vetëm në besim, në besimin e Atij që ka kontroll të kujdesshëm të të gjitha gjërave që kanë tendencë të grabisin paqen tënde. Ai di, Ai kupton, Ai është në kontrollin e asaj çfarë duket të jetë një rrëmujë e vërtetë, Ai nuk befasohet kurrë, Ai kurrë nuk është i hutuar, Ai kurrë nuk shqetësohet ose humbet gjumin e një nate, Ai kurrë nuk largohet nga puna për të pushuar, Ai kurrë nuk është aq i zënë me një gjë sa të neglizhoj një tjetër, dhe Ai kurrë nuk trajton më mirë një person në bazë të preferencës së Tij.



Ti duhet t'i kujtosh vetes përsëri dhe përsëri për kontrollin e Tij të mençur dhe të dashur, jo sepse kjo do t’i japë menjëherë kuptim jetës tënde, por sepse do të të japë prehje dhe paqe në ato momente me të cilat përballemi të gjithë në një moment ose në një tjetër—kur jeta nuk duket se ka ndonjë kuptim.


Shkrimet e Shenjta

Dita 13Dita 15

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mës...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë