Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 1 NGA 15

Këtu është linja e fundit. Jeta e krishterë, kisha, besimi ynë nuk kanë të bëjnë me ne, ato janë për Të - për planin e Tij, mbretërinë e Tij, lavdinë e Tij.



Në të vërtetë është lufta e luftërave. Është diçka që shkon në kundërshtim me intuitën për të gjithë ne. Është ajo gjë që i bën jetët tona të çrregullta dhe marrëdhëniet tona konfliktuale. Është ajo që largon mendimet tona dhe rrëmben dëshirat tona. Është gjëja poshtë të gjitha gjërave të tjera që mund të tregosh dhe që mbështet nevojën tonë për hir. Është beteja e vetme nga e cila nuk shpëton kurrë. Është i vetmi vend ku dhjetë nga dhjetë prej nesh, kanë nevojë për shpëtim. Është lufta që Zoti bën për ne, për t’na ndihmuar të kujtojmë se jeta nuk është thjesht për ne. Bëhet fjalë për Perëndinë - planin e Tij, mbretërinë e Tij dhe lavdinë e Tij.



Kjo është pikërisht arsyeja pse tre fjalët e para të Biblës, mund të jenë fjalët më të rëndësishme të saj: Në fillim, Perëndia. . . ” Këto janë tre fjalë tejet të rëndësishme. Ato me të vërtet ndryshojnë gjithçka, nga mënyra sesi mendon për identitetin tënd, kuptimin dhe qëllimin, deri në mënyrën sesi ti i afrohesh edhe detyrave më të rastësishme njerëzore. Gjithçka që u krijua ishte bërë nga Perëndia dhe për Perëndinë. Të gjitha lavditë e botës së krijuar, u krijuan për të treguar lavdinë e Tij. Universi është i Tij, i krijuar për të funksionuar sipas qëllimit dhe planit të Tij. Që përfshin ty edhe mua. Ne nuk jemi bërë që të jetojmë jetë të pavarur, të vetë-drejtuar. Kuptimi i ekzistencës tonë nuk është të jetojmë sipas planeve tona të vogla të vetë-orientuara, duke jetuar për momentet tona të lavdishme. Jo, ne u krijuam për të jetuar për Të.



Ku është kjo jetë hyjnore që ka për synim të gjejë pasqyrim? Kjo është menduar të shprehet jo vetëm në dimensionin fetar të jetës sonë, por në çdo aspekt të ekzistencës sonë. Më pëlqen shumë se si Pali e tregon këtë te 1 Korintasve 10:31: " Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë." Kur Pali mendon për thirrjen për të jetuar për lavdinë e Perëndisë, ai nuk mendon më parë për momentet shpirtërore më të rëndësishme, jetë ndryshuese dhe të vetëdijshme të jetës. Jo, ai mendon për diçka po aq të zakonshme dhe përsëritëse sa ngrënia dhe pirja. Edhe detyrat më të rëndomta dhe në dukje të parëndësishme të jetës sime duhet të formohen dhe drejtohen nga një dëshirë e sinqertë për lavdinë e Zotit. Tani, nuk e di për ty, por në ritmin e tërbuar të jetës humbas nga shikimi vetë ekzistencën e Zotit, jo më pastaj lavdinë e Tij!



Le ta fillojmë vitin e ri duke pranuar se nuk ka asgjë më pak të natyrshme për ne, sesa të jetojmë për lavdinë e një tjetri. Ky pranim është hyrja jo për t’u dëshpëruar, por për të pasur shpresë. Perëndia e dinte që në mëkatin tënd nuk do të mund të jetoje kurrë në këtë mënyrë, prandaj Ai dërgoi Birin e Tij të jetojë jetën që ti nuk mund të jetoje, të vdiste në emrin tënd dhe të ringjallej përsëri, duke mposhtur mëkatin dhe vdekjen. Ai e bëri këtë në mënyrë që jo vetëm të falesh për besnikërinë tënde në lavdinë tënde, por të kesh çdo hir të nevojshëm për të jetuar për Të. Kur pranon nevojën tënd për ndihmë, ti e lidh veten me shpëtimin që Ai tashmë ka siguruar në Birin e Tij, Jezus. Shko drejt shpresës duke u zgjatur drejt shpetimit përsëri edhe sot.



Mëso më shumë rrethMëshirat e Reja të Mëngjesit: Një devocional i përditshëm i Ungjillitnga Paul David Tripp.


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mës...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë