Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull

Advent: The Journey to Christmas

DITA 9 NGA 25



I Pajisur për Qëllim



Më në fund ishte koha që premtimi i parë i Zotit të përmbushej. Mëkati së shpejti do të mposhtej përgjithmonë, por së pari, Shpëtimtari duhej të vendosej në barkun e nënës së Tij. Mund ta imagjinosh se sa i ngazëllyer duhet të ketë qenë Zoti, ndërsa dërgoi një engjëll nga parajsa për t'i zbuluar Marisë planin e Tij? Ky ishte një moment që u krijua për mijëra vjet!



Mendo për Marinë: e re dhe e përulur, por e favorizuar nga Zoti. Kur e dërgoi engjëllin pranë saj, Ai e dërgoi atë me fjalë dashurie. Ai i bëri të ditur që ajo ishte zgjedhur dhe nuk kishte arsye të frikësohej. Para se ajo të kishte kohë të dyshonte ose të linte që pasiguria të lëshonte rrënjë, Zoti i dha Marisë besimin që i duhej për të ecur drejt qëllimit të Tij për jetën e saj.



Ndërsa afrohen Krishtlindjet, vendose veten në vendin e Marisë dhe reflekto për këtë moment. Mendo se sa e pabesueshme, mbase edhe e jashtëzakonshme, ishte për të që të zbulonte madhësinë e qëllimit të dhënë nga Zoti. Është e rëndësishme të kuptosh se ashtu si Ai kishte qëllim hyjnor për Marinë, Zoti ka qëllim hyjnor për ty. Ashtu siç Ai e zgjodhi atë dhe i besoi asaj plane të mëdha, Ai gjithashtu të ka zgjedhur ty dhe të ka besuar diçka të mrekullueshme! Kërkoji Zotit të të zbulojë atë që Ai të ka krijuar për të bërë dhe ji i sigurt se Ai do të pajis për ta bërë atë.



Lutje: At, faleminderit për dhuratën e Jezusit. Faleminderit që zgjodhe një grua si Maria për ta sjellë Atë në botë. Ti e përdore atë si një enë për mrekullinë Tënde më të madhe. Faleminderit që më dhe edhe mua një qëllim hyjnor. Më ndihmo të jem i vendosur, të të kërkoj Ty dhe të të njoh Ty më shumë gjatë këtij sezoni. Përdore këtë kohë për t’më zbuluar më shumë rreth qëllimit Tënd për mua, ndërsa përqendrohem në qëllimin e Krishtlindjes.



Shkarko imazhin e sotëm këtu .


Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Advent: The Journey to Christmas

Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërli...

More

Dëshirojmë të falënderojmë kishën e 'Highlands' që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.churchofthehighlands.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë